Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Bajram Gecaj në një postim te tijin në facebook ka komentuar fotografine e kandidatit të LDK-së për kryeministër z. Hoti, ku ka thënë se ky është një kryeministër normal i cili i duhet vendit. Sipas z. Gecaj, është dëshmuar tashmë se vendit nuk i duhet as kryeministër me muskuj, e as asi që i shkatërrojnë institucionet e vendit.

Ja postimi i plotë i z. Gecaj:

LDK është parti normale, dhe rrjedhimisht ndërton qeveri normale me kryeministër normal. Është provuar padiskutueshëm se Kosova nuk ka nevojë as për qeverisje muskuloze të “komandantëve”, apo sejmenëve të tyre, dhe as për qeverisje të dhunuesve e shkatërruesve të institucioneve!

SHPËRNDAJE