elleeeeEgnesa Vitia, studente e Juridikut në Universitetin e Prishtinës, dhe tashmë ish-gazetare në gazetën online “Insajderi” në Kosovë, nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook lëshon akuza ndaj drejtuesve të gazetës që punonte deri para pak kohësh!

Sipas saj, një nga arsyet që e shtynë të bënte këtë denoncim publik ishte mashtrimi në kontratën e saj të punës, si dhe mosrespektimi i marrëveshjes në dhënien e pagesave apo edhe në ‘shfrytëzimin’ për punë me orare të tejzgjatura, pa marrë gjë në këmbim.

Duke e lënë disi mënjanë këtë fenomen, që është i përhapur kudo në Kosovë dhe Shqipëri, ajo që vlen për t’u përmendur nga fjalët e Egnesës është akuza që ajo lëshon ndaj kryeredaktorit të “Insajder”, Vehbi Kajtazi dhe redaktorit Vullnet Krasniqi, për cënim të integritetit personal!

Duke mbështetur fjalët e saj me mesazhe nga komuniimi i dy personave të sipërpërmendur, studentja kërkon të tregojë se gjatë punës ajo konsiderohej si e paaftë, ofendohej nga drejtuesit (sipas mesazheve) dhe ajo që është më e rëndë, shihej thjesht si një objekt seksi!

Egnesa, nëpërmjet kësaj deklarate publike kërkon të bashkojë kolegët e saj gazetarë, organizatat apo edhe opinionin publik në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, të cilët vazhdimisht bien pre e padrejtësive apo të ngacmimeve të eprorëve!/Blitz.al/

SHPËRNDAJE