atiffffgDuket se gazetaria kosovare, sikur edhe politika hiq kerkah, s po i rreh me nje vend cekani. Nuk eshte kjo hera e pare qe ja fusin kot?!, nese lexojme demantet e prditshme nga vendoret apo nderkombetaret, jo kam thene jo skam thene….

Apo, me mire me thane kjo gazetari e “burimeve te sigurta” e ka leshue “pisten” profesionale, sikur qaj aeroplani i “atifetes”. Atifetja n’aeroplan ? ..sikur, teai  filmi “Lepuri me pese kembe”: me do Malushi, sme don Malushi..nese lexojme titujt e mediav dhe portaleve kosovare keto 3-4 oret e fundit si: “Ekskluzive: Atifete Jahjaga ishte në Aeroplanin që doli nga pista”, “Jahjaga: S’kam qenë në aeroplanin që doli nga pista..”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë

 

Megjithate me keta tituj spekulativ e kontradiktor Jahjaga duhet falenderuar at medium qe leshoi i par ket rrene (nese s’ka qene far marreveshje)qe e bëne te gjalle ish presidenten tone simpatike dhe te lodhshme me aktivitete..

Jahjaga: S’kam qenë në aeroplanin që doli nga pista

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka sqaruar se nuk ka qenë në aeroplanin që doli nga pista në Aeroportin “Adem Jashari”.

 

“Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar që në këtë aksident nuk ka të lënduar. Faleminderit për kujdesin e miqve dhe familjarëve që ishin shqetësuar nga ky lajm”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social facebook.

 

Del nga pista aeroplani me të cilin do të udhëtonte Atifete Jahjaga

Aeroplani me të cilin do të udhëtonte ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga për në një konferencë në Aman të Jordanisë  ka dalur nga pista në Aeroportin e Prishtinës.

Ky aeroplan ishte i kompanisë Turkish Airlines derisa për destinacion kishte Amanin e Jordanisë ku  Jahjaga bashkë me ekipin e saj do të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE