Beograd /Beta/ 16 janar

Shoqata e gazetarëve të Serbisë (SHGS) ka kritikuar sot Policinë e Kosovës për shkak të ,siç thuhet,maltretimit të nënkryetarit të asaj Shoqate Zhivojin Rakoqevic dhe familje së tij në kalimin administrativ te Konculli. Siç thuhet në komunikatë të SHGS ,polici e Kosovës që e ka mbiemrin Hoti ka hequr në kalimin administrativ tabelat e regjistrimit me shenja të Vranjës nge vetura ku ishte Rakoqevic me familjen .Shtohet se Rakoqevic, sic transmeton SHGS ,ka thënë se polici gjithnjë ka përsëritur se në shtetin e Kosovës me tabelat e tyre nuk do të kalojnë duke vozitur dhe me tabela të tilla të vozitet vetëm në shtetin e tij. Polici Rakoqevicit,që është anëtar e Agjencisë republikane radiodifuzive nga Kosova dhe Metohia,tabelat e ka kthyer pas gjysmë ore dhe atëherë ju është lejuar që të vazhdojë rrugën. Ministri i punëve të brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi tha për radio KiM të Qagllavicës se po heton se cfarë ka ndodhur në Koncull.

SHPËRNDAJE