Dark Mode Light Mode

Gazeta zvicerane: 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova në vitet 2014-2015

Bernë, 16 mars  -Problemi kryesor qe ka përfshirë Ballkanin nuk janë vetëm problemet mes komuniteteve të ndryshme, por edhe lëvizja demografike që kërcënon të gjitha vendet e rajonit.

Në mungesë të fuqisë punëtore, Gjermania aspiron punëtorë të kualifikuar nga ky rajon, shkruan sot gazeta zvicerane me titullin “Ballkani si po shpopullohet”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Në Kosovë 150 000 persona janë larguar nga vendi në mes të nëntorit 2014 dhe shkurtit 2015, më shumë se 5% e popullsisë së përgjithshme, në një lëvizje të paparë eksodi në kohë paqeje.

Advertisement

Këto muajt e fundit, kosovarët u përpoqën të kërkojnë azil në Gjermani, por këto përpjekje kanë qenë në përgjithësi të pasuksesshme. Disa janë kthyer me forcë në Kosovë, ku papunësia ende ndikon më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore.

Ndërkohë, sipas gazetës zvicerane, Berlini, vend ku mungon fuqia punëtore, ka gjetur një zgjidhje për migrimin ilegal, duke rekrutuar direkt punëtorët e ardhshëm në Kosovë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Zvicra, se shpejti ekstradon një kosovare (56) ne Bosnje të akuzuar krime lufte

Next Post

Raportet ndërkombëtare: Islami po rritet më shpejt se çdo fe tjetër në botë. Këtu janë edhe 7 milionë shqiptare muslimanë

Advertisement