Numri i parë i gazetës doli më 14 Shkurt 2005. Një falënderim i madh shkon për njerëzit që e ideuan, e themeluan dhe e drejtuan këtë gazetë.

Faleminderit edhe gjithë atyre që punuan gjatë këtyre viteve këtu.

Një falënderim i madh për gjithë njerëzit që vazhdojnë të punojnë në Gazetën Express edhe sot e kësaj dite sikur të ishte 14 Shkurti 2005.

Gazeta e përditshme Express, produkt kryesor i kompanisë MediaWorks, ka hyrë vrullshëm në diskursin publik në Kosovë, duke botuar artikuj relevantë, të hulumtuar mirë, dhe opinione autoritative.

MediaWorks është themeluar në vitin 2004 nga një grup redaktorësh dhe gazetarësh më në zë të Kosovës, me ndihmën e Kompanisë IPKO.

Profesionalizmi i Gazetës Express është vërejtur edhe jashtë Kosovës. Express është përmendur si burim kredibël i informatave gjatë raportimit të mediave botërore nga Kosova. New York Times, Time, The Economist, Associated Press, Reuters, etj, u janë referuar – dhe vazhdojnë t’ju referohen – artikujve dhe fotografive të botuara në këtë gazetë.

Stafi editorial i Express është i dedikuar të prodhojë një gazetë të përditshme me shtojca speciale, ashtu që lexuesve t’u sjellë përmbajtje relevante e cilësore, duke promovuar njëkohësisht një frymë të re profesionale në gazetari.

Ndërkohë që foto-desku përbëhet nga fotoreporterë me përvojë, puna e të cilëve madje është shpërblyer edhe me çmime ndërkombëtare të fotografisë mediale.

Dizajnerët tanë shquhen me përkushtim dhe kreativitet, gjë që edhe e bën dizajnin e gazetës Express të jetë lehtë i dallueshëm nga të përditshmet tjera që janë prezente në tregun kosovar.

Gazetën Express mund ta ndiqni në rrjetin social Facebook http://www.facebook.com/GazetaExpress, ndërsa nga sot edhe në Twitter http://www.twitter.com/gazetaexpres.

Stafi editorial i Express falënderon gjithë lexuesit e gazetës dhe portalit tonë.

Bordi Editorial i Gazetës Express

SHPËRNDAJE