Shefi i grupit parlamentar të LDK-së,, Arben Gashi, ka thënë se 8 deptuetë të pozitës kanë shprehur interes t’i bashkohen LDK-së

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Gashi ka paralajmëruar opozitë më të fortë prej vjeshtës.

“Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në grupin parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi.

“Po hyjmë në vjeshtë, do shohim ngritjen e opozitarizmit dhe pranvera e ardhshme nëse nuk do ketë rënie të qeverisë në vjeshtën e vonshme. Ka plot lëvizje brenda koalicionit. Ka pakënaqësi në partnerë të koalicionit, ka pakënaqësi mes deputetëve të Vetëvendosjes”, u shpreh Gashi.

SHPËRNDAJE