Kryetari i Këshillit Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, pritën në takime të ndara  kryetarin e Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri .

 

Tuz, 18 maj

Në dy takimet e ndara, kryesisht u biseduan mënyrat e bashklpunimit dhe intensifikimin e lidhjeve të ndërsjella nga se si shqiptarët në Malin e zi dhe ata në Luginën e Preshevës, e posaçërisht këta të fundit, janë në pozitën më të pa favorshme si dhe në represionin e vazhdueshëm të aparatit shtetëror.

Kryetari i Këshillit Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri në këtë takim vllezëror theksoi se këtë janë hapat e parë të intensifikimit të bashkpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai më tej ngriti çështjet e r ruajtjes së identitetit kombëtar, shprehur shqetësimet në mbrojtjen e të mirave kulturore, zhvillimin e veprimtarisë kulturore dhe objektet me rëndësi për zhvillimin e kulturës , gjithashtu në lëmin e arsimit dhe informimit. Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar Beqiri theksoi se “jetësimi i institucioneve të kulturës së Shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një nga çështjet nga më të rëndësishmet. Shqiptarët e këtyre  trevave, ma shumë se gjithëçka, kanë nevojë të vendosen në raporte partneriteti dhe fundamentimin e kërkesave të përbashkëta ndaj shtetit amë për çështjet më senzibile.

Ndërkaq në takimin tjetër me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu shprehu knaqësin për këtë takim dhe theksoj nevojën e krijimit të rrugëve alternative të bashkpunimit ndërshqiptar e posaçërisht me institucionet komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ndonëse, Beqiri vlersoi lart potencialet e Ulqinit du shprehur gadishmërin për të intensifikuar bashkpunimin për çështjet me rëndësi kombëtare.

Nga takimet është dalë me konkludime të përbashkëta se është momenti i fundit që shqiptarët nga të gjitha trojet të intensifikojnë bashkpunimit dhe inkurajojn institucionet në ruajtjen e identitetit kombëtar si dhe kërkesën për një rolë më potent nga shteti amë Shqipëria.

SHPËRNDAJE