Partia Demokratike Shqiptare – PDSH, sot, me 28 Nentor ne shtepin e kultures ne Presheve ka bere hapjen e fushates se saj per zgjedhjet e parakohshme, ne prezencen e nje numri te madhe te simpatizanteve te cilet kishin mbushur sallen.

Presheve 28 Nentor

Ne pranin e qindra simpatizanteve te saj, PDSH sot ka bere hapjen zyrtare te fushates per zgjedhjet e ardhshme ku ne pika te shkurtera ka shpalosur programin e saj duke i prezantuar edhe kandidates e saj, te listes me te cilen do te kerkoje voten per zgjedhjet e 24 Dhjetorit.

Thuaja nga te gjithe folesit, te cilet se pari uruan te gjithe shqiptaret per festat e Nentorit, u vu ne theks te veqant “plani aksional” i cili po konsiderohet si i rrezikshem, madje shume i rrezikshem te cilin kryetari aktual i komunes se Presheves sipas tyre, po tenton ta realizoj. Me konkretishte, rrethe ketij plani, dhe demit te madhe qe ia shkakton shqiptareve te Lugines ky plan, foli kryetari i PDSH z. Ragmi Mustafa i cili tha “ne tryezen e punes se koalicionit i cili nuk mbijetoi as 3 muaj te plote, ka pasur dokumente shume te rrezikshme per shqiptaret, nje master plan i cili depopullon Presheven nga shqiptaret, dhe tenton ta populloje ate me serb me dosje kriminale ne luften e Kosoves. Jo paramilitare serb ne Presheve kurr, jo derisa nuk vdes edhe shqiptari i fundit”.

Partia Demokratike Shqiptare, gjate ketij tubimi reflektoi shume entuziaste dhe me besim se do te korrin sukses ne keto zgjedhje, megjitheate, fjalen e fundit ne kutit e votimit e thone qytetaret.

SHPËRNDAJE