Titulli “Ambasador i paqes”, nuk e ka nderuar vetëm Jonuz Musliun, njeriun e parë të legjislativit në Komunën e Bujanocit, por tërë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët asnjëherë nuk u ndanë në rrugën e përbashkët të integrimeve mbarëshqiptare në proceset evropiane dhe euroatlantike.

Prishtinë, 18 mars / AIK-Presheva jone

Yong Cheol Song, duke ia dorëzuar titullin “Ambasador i paqes”, Jonuz Musliut

 
Në Hotelit “Viktoria”, në Prishtinë, presidenti i Federatës Universale të Paqes për Evropën, Yong Cheol Song,  i ka dhënë të premten e 17 marsit, titulli “Ambasador i paqes”, kryetarit të Asamblesë komunale të Bujanocit Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik për rajonin e Luginës së Preshevës. Në këtë takim merrnin pjesë personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga Lugina e Preshevës, përfaqësuesi i vetëm Jonuz Musliu, kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit. Presidenti i Federatës Universale të Paqes për Evropën, Yong Cheol Song, i ka dhënë titulli “Ambasador i paqes”, kryetarit të Asamblesë komunale të Bujanocit Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik për rajonin e Luginës së Preshevës.

Këtë titull presidenti i Federatës Universale të Paqes për Evropën, Yong Cheol Song, i ka dhënë edhe kryekuvendarit të Kosovës Jakup Krasniqi, të cilin e ka vizituar së bashku me një delegacion të ambasadorëve të paqes.
Kjo është bërë e ditur në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në të cilën thuhet se Yong Cheol Song, gjatë këtij takimi e ka çmuar lart angazhimin e legjislativit në integrimin e minoriteteve në këtë institucion.
Yong Cheol Song theksoi se Parlamenti i Kosovës është shembull i shkëlqyer sesi trajtohen minoritetet. Megjithëse është institucion i ri, Parlamenti i Kosovës është shembull i parlamentit modern dhe i demokracisë”, citohet të ketë thënë presidenti Yong Cheol Song.

SHPËRNDAJE