Një person ka humbur jetën kur një anije udhëtarsh është fundosur në ujë në lumin Vollga. Anija kishte në 173 pasagjerë në bord.

 

Agjencia e lajmeve AP raporton se 61 persona të tjerë ende janë të zhdukur.

 

Autoritetet thanë se anija u fundos në orën 13:58 në afërsi të fshatit Syukeyevo të Republikës së Tatarstanit.

 

Një helikopter dhe dy varka shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuarit.

SHPËRNDAJE