Dark Mode Light Mode

Fundi i gjykimit në Hagë, Syla: S’kemi shumë shpresë për lajme të mira

Më 18 shkurt, katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet t’i drejtohet gjykatës, datë kjo që shënon fundin e gjykimit të madh “Thaçi dhe të tjerët”.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, tha se si organizatë, nuk presin lajme të mira për Kosovën në shkurt të këtij viti.

“Qysh ka funksionu kjo Gjykatë prej që është themeluar deri më tani, nuk na jep shumë shpresë që kemi me pas një lajm shumë të mirë kur të jepet verdikti final”, tha Syla.

Advertisement

Pos tjerash, ai thotë se çfarë synonin me organizatën, tash e sa kohë.

“Krejt çka kemi bo si Organizatë e Veteranëve të Luftës, së bashku me juve mediat, çka kemi dashur me thënë ka qenë: ‘Shihni çka po ndodh atje’. Prandaj kemi nxitur shumë njerëz me reagu, prandaj kemi komunikuar me bashkësinë ndërkombëtare se çfarë po ndodh në Gjykatën Speciale”.

“Krejt këto i kemi bërë për me mbrri te epilogu që do të ndodhë në shkurt”, u shpreh Syla.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + three =

Previous Post

Këta janë kandidatët që mbeten jashtë Kuvendit si pasojë e kuotës gjinore

Next Post

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe deputet i LDK-së

Advertisement