Njësitet e KFOR-it dhe EULEX-it do të kryejnë ushtrimin e rregullt dhe të përbashkët fushor “Skifteri i Ballkanit” më 30 qershor, në Kampin Vrellë.

KFOR-i njofton se për herë të parë, në traditën e “Skifterit të Ballkanit”, njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrin pjesë në ushtrim me kompetenca të definuara zyrtarisht.

“Kjo organizatë do të kontribuojë në operacionet e mbrojtjes civile siç janë operacionet e zjarrfikjes, operacionet e kërkim-shpëtimit, operacionet e evakuimit mjekësor, operacionet për mënjanimin e lëndëve plasëse si dhe në operacionet për menaxhimin me materie të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Përvoja e fituar pas përfundimit të detyrave të përcaktuara për FSK-në gjatë këtij ushtrimi pritet të kontribuojë në rritjen e kapacitetve themelore të FSKsë, posaçërisht pas përfundimit të trajnimit në një kontekst shumëkombësh, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Qëllimi tjetër i këtij operacioni trajnues është që t’i ndihmohet kësaj organizate t’i arrijë Kapacitetet e Plota Operacionale(KPO)”, thekson në komunikatën për media Zyra për Informim e KFOR-it.

SHPËRNDAJE