Nismë humane e Presidentit të Federatës Franceze të futbollit, Noel Le Graet i cili bëri të ditur se ka ftuar Erik Abidal për të qenë në stadium për të përkrahur shokët e tij të skuadrës në ndeshjen me Suedinë e cila do të luhet të martën në Kiev.

Mbrojtësi francez i Barcelonës, 32 vjecar është aktualisht me pushime pas transplantit të mëlçisë të cilit iu nënshtrua 10 prillin e kaluar. Presidenti I Federatës franceze deklaroi se pasi tyë marrë autorizimin e mjekëve Erik Abidal do të niset nga Barcelona mëngjesin e ditës së ndeshjes për të arritur në Kiev dhe një ditë më pas do të kthehet në Spanjë.

SHPËRNDAJE