Preshevë, 16 dhjetor  -Në luftën e Sirisë, në radhët e ushtrisë së presidentit sirian, Bashar al Assad i cili akuzohet për krime, masakra dhe vrasjen e mijëra civilëve sirianë pos forcave ruse ka po ashtu edhe shtetas serbë, mercenarë e parmiltare në krahë të Putinit, njofton media serbe që kishte krye hulumtimi, ata ishin mes luftimeve, pjesëmarrës në sulmet e fundit në Alepo dhe mjediset e tjera të Sirisë.

Sipas zyrtarëve të UNHCR-së, qindra mijë civilë janë larguar nga Alepo, ku vazhdon ofensiva mes forcave kryengritëse rebele dhe forcave qeveritare. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Siria e largët, që prej marsit të 2011, kur nisi konflikti, numëron 20 mijë viktima dhe ku jetojnë mijëra shqiptarë.

Serbët luftojnë në krah të Asadit për 2.000 deri në 5000 euro, mercenarët serbë  të cilët dje e ruajtën  Gadafin sot e ruajnë Al Assadin.

Mediat botërore kanë  raportuar se sot në Siri luftojnë  mbi 500 mercenare serbë krahë për krahë  me rusët të cilët po masakrojnë  e  dhunojnë  popullatën siriane, në mesi e tyre edhe qindra shqiptarë.

 

Shqiptaret dje ne Kosovë, sot edhe ne Siri ne shenjester te masakrave, dhunive serbo-ruse

Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se në  Siri sot jetojnë  mbi  10 mijë shqiptarë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë informon se bëhet fjalë për shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh, janë integruar atje dhe kanë marrë shtetësi siriane.

Shifrën prej 10 mijë  shqiptarëve në  Siri  e kanë  konfirmuar pos refugjatët  nga Siria (kupto shqiptarët) kalimthi  në Preshevë dhe kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava sipas të  cilëve mbi 10 mijë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova që jetojnë në Damask. Tërnava  lëshoi akuza të ashpra ndaj Prishtinës e Tiranës se këta shiptarë  i ka lënë në mëshirën e fatit të cilët janë  viktimë  e terrorit serbo-rus.

“Në Damask kemi lagjen ‘Muhaxheria’ e pastaj atë të ‘arnautëve’ të cilat janë të mbushura plot e përplot me shqiptarë të ikur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia..” ka thënë myftiu Tërnava.

Ndryshe  kryesia e  BIK-ut  ka apeluar tek Prishtina dhe Tirana dhe i mbarë  faktori relevant ndërkombëtar, të angazhon seriozisht me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion që sa më parë të ndalën mizoritë, vrasjet e shkatërrimet në Alepo.

“Popullat siriane, një  pjesë  e madhe edhe e shiptarëve sot janë  duke u përballur me jetesë dhe vdekjes në  Aleppo të Sirisë, ku në emër të çlirimit të qytetit, vriten, dhunohen, masakrohen e terrorizohen popullata civile përfshirë gra, pleq e fëmijë ndaj të cilëve po zhvillohet një ofensive shfaruese.”/Presheva jonë

 

 

SHPËRNDAJE