Ruhan Kamberi sekretari i Fondit Humanitar në Preshevë për rtvpresheva.com ka deklaruar se iniciativa e ndërmarrë për ndërtimin e shtëpisë së Latif Bajramit i cili ka jetuar në gjendje të mjerueshme, punët janë në përmbyllje e sipër. Vec ndihmës së Fondit Humnitar në Preshevë punët kryesore vullnetare janë bërë nga njerëzit e vullnetit të mirë të kompanisë Shera Beton dhe Limnai Kompani.

Latif Barjami nga Presheva i cili jeton në rrugën Ivo Llolla Ribar në Preshevë për vitete të tëra ka jetuar në kushte të mjerueshme madje në mungesë të kushteve elementare për jetesë . Ai jeton i vetëm dhe pa asnjë të ardhur materiale. E njerëzit e vullnetit të mirë siç janë kompania Shera beton dhe Limani Kompani kanë shpreh dëshirë që të kontribuojnë për ti siguruar të paktën rehatin për fjetje duke pasur parasysh moshën që ka pesroni në fjalë. Ky aktivitete po realizohet me iniciativë të Fondit Humnaitar në Preshevë, që punët e filluara po shkojnë drejt përmbylljes ka thënë kështu Ruhan Kamberi sekretar në këtë fond.
Sipas zotit Kmberi personi në fjalë për momentit është i stacionuar tek barakat e qytetit që shumë shpejtë do ti riktheht shtëpisë ku ai kalon tërë ditën në ato hapësira.
Shtëpia është përmbyllur në fazën e parë pra me vendosjen e kulmit ndërsa gjithë qytetarët të të tjerë të cilët dëshirojnë solidarizohen së bashku për ti siguruar kushte për jetesë mund të kontribuojnë për të vazhduar dhe me punët tjera sanitare./rtvpresheva.com/

SHPËRNDAJE