Medvegjë, 25 dhejtor -Kryetari i Bordit të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Medvegjë, njherit ish-nenkyretar i Kuverndit Komunal z.Florim Sahiti ka thënë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”  se grupi parlamentar dhe partia është ende në opozitë në Medvegjë dhe nuk eshte e gatshme te riktheht ne pushtet as per  bashkepunim nëse pala tjetër nuk eshte e gatshme te plotësoje kerkesat tona për te avancuar Medvegjën, sidomos te drejtat e shqiptarëve te garantuara nga BE, Keshëlli Evrpian dhe komuniteti nderkombëtar.

 

“Ne buxhetin për vitin 2017 nuk jane perfshire propozimet te cilat PVD-ja i ka propozuar per mbeshetje te nje se projekektesh e programesh per shqiptaret e Medvegjës, sidomos perreth ne fshatra, te cilat vendbanime gati gati jane boshatisur. Ne njëfare menyre kjo injorance e kuvendareve serbe me  buxhetit per këto mjedise nenkuptohet se edhe kështu permes frenimit te buxhetit po i kontribuohet  eksodit dhe spastrimeve entike duke mos krijuar njerezve perspekvië minimale..” , ka thëne Florim Sahiti për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”

Do perkujtuar se  Partia për Veprim demokratik , dega ne Medvegjë ne diten e flamurit (28 Nnetor)  zyrtarisht prihs kolacionin, duke e lëshuar pushtetin ne komunen e Medvegjës . Florim Sahiti zv. kryetar i kuvendit dhe znj.Leme Xhema nënkryetare e Komunës kanë njoftuar “Presheva Jonë” se ky vendim i palës shiptare u imponua nga politikat diskriminuese dhe antishqiptare te regjimit të Beogradit.

Njerëzit e kanë kuptuar se aty, ku ska  flamur, aty ska as perspektivë për shqiptarët

Keto propozime kane qene:
1.Punesimi ne mase me te madhe te Shqiptareve ne suaza ligjore.
2. Financimi ne mase me te madhe ne infrastrukture.
3. Zgjidhja e problemit te adresave fiktive, dhe
4. Financimi i shpenzimeve lidhur me kthimin e Shqiptareve ne trojet e veta.

 

“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata . Në atë moment, kur ne shohim se pala tjetër është me të vërtetë e gatshme për të bërë diçka të vlefshme për Medvegjë mendoj se ka vend që të ulemi dhe të flasin për çdo gjë “, ka thënë Sahiti.

 

 

SHPËRNDAJE