Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, i cili njëherit është djali i deputetit të legjislaturës së kaluar, z. Xhavit Ukaj, këto ditë po shihet nëpër takime me njerëz, takime këto që po tregojnë përkrahje të madhe për të riun nga Prizreni.
Vlenë të theksohet se Florenti është ndër asetet e së ardhmes të LDK-së, kur pritet që në legjislaturën që po vie të japë një ekstra energji dhe frymë rinore në aspektin e intensitetit të punëve për vendin.

Ja cka ka shkruar Florenti në facebookun e tij zyrtarë:

Përkrahje madhështore nga Hasjanët
I nderuar me pritjen e Hasjanëve, njerëzve punëtor e të palodhshëm. Çdo ditë në secilin takim po dëshmohet përkrahja për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Takime të tilla, po më frymëzojnë që të mos ndalem asnjë minutë për të mirën e vendit tonë.
#LDK✅
#Florenti46✅

SHPËRNDAJE