Së shpejti pritet të votohet brenda organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës statit i ri i sajë i cili sic flasin ekspertët që kanë dhënë kontributin e tyre brenda tij, thonë se është pakrahasimisht më i mirë por edhe i hormonizuar në plotni me rekomandimet e UEFA-së dhe FIFA-së.
Nevoja për plotësim ndryshimet në statutin e ri të FFK-së kanë qenë të domostoshme, jo vetëm për tju përshtatur kohës, por edhe edhe për tu përmirësuar në thelb, kjo pasi që edhe në kohë kur është aprovuar statuti aktual, ka pasur vërejtje të cilat nga vendimmarrësit e kohës (2008) nuk janë marrë parasyshë, duke u cilësuar si të parëndësishme, e në fakt kanë qenë disa pika pikërish të cilat kanë nxjerrë shumë telashe dhjet vite pas, e të cilat z. Hoxha, i cili ka udhëheq punimet në statutin e ri, për “Presheva Jonë” ka thënë se ka pas vëretje në atë kohë, por që kritikat e tijë nuk janë marrë parasysh dhe se statuti ka kaluar me aklamacion. z. Hoxha tutje ka pasur kritika edhe elementare në statutin e miratuar në vitin 2008, pasi që ai është marrë i gatshëm nga Federata e Futbollit të Malit të Zi dhe se brenda ti ka pasur edhe probleme elementare gjuhësore, të cilat gjatë përkthimit e kanë humbur apo ndryshuar kuptimin.
“Unë jam ndër njohësit e rrethanave në të cilat është nxjerrë statuti i vitit 2008, e në të cilin unë i kam pasur vërejtjet e mia. Statuti i vitit 2008 kur është nxjerrë, tekstualisht është i përshkruar nga statuti i federatës së Malit të Zi e që ka qenë kërkesë e kohës, përveq 2-3 neneve në të cilat ka pasur diskutime ku në atë kohë edhe përkundër vërejtjeve të mia në Kuvendin e FFK-së të asaj kohë, janë aprovuar sepse shumica e njerëzve që janë marrë me futboll, në atë kohë kanë menduar se këto vërejtje janë shumë të thjeshta dhe se nuk ia vlenë të diskutohen”, ka thënë z. Hoxha.
Statuti i vitit 2008 është përkthyer komplet nga ai i Malit të Zi, ka pasur gabime elementare, madje edhe në përkthim, ka qenë përkthim i dobët
Tutje, z.Fatos Hoxha ani pse thotë se statuti i vitit 2008 ka qenë më i mirë se ai i vitit 2002, prap  pasur vërejtjet e tija, të cilat nuk janë marrë parasyshë “Sigurisht se ai statut ka qenë më i mirë se i vitit 2002 ku unë kam qenë sekretarë i FFK, në atë kohë në atë statut është paraparë që 15 anëtarë të bordit të cilët kanë qenë njëherit edhe delegatë të kuvendit të federatës, kjo ka qenë e pakuptueshme, shumë e keqe për futbollin. Pastaj statuti është marrë i gatshëm prej Malit të Zi, është përkthyer gabimisht, nuk është përkthyer sic duhet, ka disa pjesë terminologjia e gjuhës është e gabuar dhe sot kemi arritur në problemet që janë krijuar shkaku i atyre gabimeve”.
Në lidhje me mos-përmbajtjen e afateve kohore në përpilimin e statutit të ri, z. Hoxha ka thënë se ata njerëz që flasin nuk kanë lidhje me rrjedhat e punës që kanë ndodhur gjatë krejt gjashtë apo shtatë muajve të fundit, ku janë mbajtur 2-3 takime me njerëzit e UEFA-së dhe FIFA-së me të cilët është diskutuar statuti.
” Më vjen keq që më duhet ta sqaroj, por statutin e FFK-së nuk e aprovon ministria, por e aprovon UEFA. Unë jam anëtarë i Komisionit për Ndryshim të Statutit dhe unë po ju them se ka 2-3 herë brenda gjashtë muajve kemi pasur takime me njerëzit eminent të UEFA-së të cilët na i kanë rekomanduar ndryshim-plotësimet. është punuar ndoshta më shume se gjashtë muaj dhe ju siguroj se është i rekomanduar nga një trup i caktuar i UEFA-së i caktuar për statutin e ri.
Nuk ka mund të them shumë ndryshime të cilat mund të diskutohen, absolutisht është ndër dokumentet më profesionale ndonjëherë i punuar për futbollin e Kosovës, unë besoj se ato dilema të cilat kanë qenë në të kaluarën do të eliminohen. Do të thoja se ka ndoshta edhe nevojë për ndryshime shtesë, por që ne si futboll i Kosovës ende nuk jemi gati me i bë”, ka përfunduar Hoxha.
Edhe epskerti ligjorë pjesë e përpilimit të statutit të ri, z. Isuf Ajeti, sikurse z. Hoxha ka folur për statutin e ri të FFK-së ku ka konfirmuar se gjithcka është në koordinim të plotë me organet më të larta të UEFA dhe FIFA, duke pohuar se dokumenti është dërguar atje, e është kthyer disa herë, pastaj është ridërguar me përmirësime në bazë të rekomandimeve të UEFA-së pra dhe FIFA-së.
“Statuti prej komisionit ka shku në UEFA e FIFA të cilët kanë dhënë vërejtje dhe plotësimet e të cilat me përmirësime ku ka pas nevoj i kemi ridërgu si të plotësuar. Për momentin statuti është në harmoni të plotë me stratëgjinë e UEFA-së sa i përket akteve normative të brendshme tona, si statuti si akt më i lartë, por në harmoni me rekomandimet e UEFA-së përmes ekspertëve të tyre.
Ministria ka disa persona që nuk janë ekspert, të cilët një akt njëherë e kanë quar në Federatë, e pastaj e kanë shpallur jo-kompetente, aty ka persona që nuk i njohin afatet. Esat Stavileci ka dhënë një teori në lidhje me afatet, ka thënë që një jurist që nuk i njeh afatet, ska lidhje me ligje. Ora nuk është vetëm për ta bartë në dorë, por duhet me ditë edhe me e lexu, me e njoftë. Arianit Ahmeti vetë ka tentuar ta shkelë këtë orë për të cilën po flasim, e pikërisht këta njerëz të cilët nuk e rrespektojnë orën, është një komision në ministri të punës, e që i kshyr këto punë, për kta persona që nuk dijnë me e “lexu orën”, sic ka thënë akademiku Stavileci”, kanë qenë komentet e z. Ajeti në lidhje me pohimet se statuti i ri nuk i ka rrespektuar afatet kohore.
Edhe z. Naim Ferizi, si akter tjetër në përpilimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm të FFK-së, ka pohuar punën e madhe që është bërë gjatë gjithë kohës, duke theksuar edhe ai se gjithcka që është punuar, ka shkuar në koordinim të plotë me institucionet evropiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA, duke thënë se është i bindur se statuti i ri i FFK-së është më e mira që ka mundur të bëhet.
“Shiqoni, ne kemi qenë një grup i gjërë punues që ka dhënë një kontribut të cmuar për statutin e ri. Koha në të cilën jetojmë, që ka evoluar gjithcka, e ka pa si të domosdoshme ndryshimin në përputhje me rekomandimet e UEFA dhe FIFA. është punu për një kohë të gjatë dhe jemi munduar, në fakt skemi pas zgjidhje tjetër e as vullnet që gjithcka të jetë e aprovuar nga UEFA dhe FIFA. E duhet ta kemi parasyshë se FFK e ka një ombrellë të sajën e që është UEFA, ne jemi munduar që t’i përshtatemi asajë e që sipas tyre jemi brenda kërkesave, tash unë nuk mendoj se MKRS mund të ketë dicka kundur, nëse ne jemi në harmoni me atë që kërkon pikërisht UEFA, pa aprovimin e të cilëve nuk është shkruar as edhe një fjali në statut.
Kemi ne një ekip shumë i mirë që kemi punu, por më duhet ti falemnderoj shumë edhe FIFA-në e UEFA-në të cilët na e kanë dhënë ndihmën më të madhe, gjithcka që kemi punuar, e kemi dërguar, pastaj na kanë kthyer me rekomandi e vërejtje të cilat i kemi zbatu në vazhdimsi”, ka thënë z. Ferizi.
Dilemat se a duhet apo jo të licensohet FFK nga MKRS, nuk duhet të ekzistojnë, kjo pasi që nuk ka as edhe një arsye të vetme në këtë drejtim. Sikurse z. Hoxha ashtu edhe z. Ajeti janë shprehur të bindur se në ministrinë e Kulturës ka persona jo kompetent të cilët, madje z. Ajeti i ka cilësuar edhe si të dobët në raport me profesionin e juristit që e kanë, kjo duke u thirrur në elementet bazë të drejtësisë ku thuhet se “Asnjë person nuk mund të cilësohet si fajtorë, derisa gjykata nuk e merrë nje vendim të plotëfuqishëm dhe të ekzekutueshëm mbi fajsinë e atij personi”.
Eksperti ligjorë, pra z. Ajeti ka thënë se ligji i njeh vetëm kriteret e vehta dhe në momentin që një vendim kthehet në pikën zero, është absurde që dikush ta paragjykojë tjetrin në lidhje me përfundimin e gjykimit, sepse askush nuk e din atë.
“Ndërsa sa i përket pikës 4 të nenit 11 të udhëzimit administrativ , z. Ajeti ka thënë se në drejtësi ekziston një rregull “Nullum est nullum producit effectum” cka do të thotë se nuk ka fajsi, përgjegjësi  për një person pa një akt të plotfuqishëm dhe të ekzekutueshëm. Vendimi për presidenetin Ademi është i kthyer në pikën zero, dhe se është e ndaluar të prejudikohet përfundimi i tij, gjykata supreme i ka anuluar vendimet  dhe sic thash i ka kthyer në pikën zero, Cdo gjë që kthehet në pikën zero nuk guxon të paragjykohët, në drejtësi thuhet se “Askush nuk mund të cillësohet si fajtorë derisa nuk merret vendim me një aktgjykim të formës së prerë dhe të zbatueshëm Klauzola e plotfuqishmërisë dhe e ekzekeutueshmërisë janë klauzole elementare që duhet të plotësohen që të cilësohet dikush si fajtorë.
Ne nuk po flasim me këtë rast për Agim Ademin, ligji e mbronë gjithkë, edhe mua edhe secilin qytetarë, është i barabartë, për ndryshe nëse kishin shku punët qysh kta po dëshirojnë, atëherë mjaftonë që dy persona i gjuhen në qafë dikujt dhe me e penalizu, nuk shkojnë kshtu këto punë”, ka deklaruar z. Ajeti.
Në anën tjetër, edhe z. Hoxha ka të njejtin mendim në lidhje me pikën e katërt të nenit 11, ku thotë se vendimi nuk është i formës së prerë dhe se nuk është normale që ty sot dikush mundet me të akuzu për dicka që nuk është e vërtetuar në asnjë gjykatë, e me ta paralizu jetën.
“Udhëzimet administrative gjithmonë janë më të dobëta se që janë ligjet, ligjet më të dobëta se kushtetuta. Mesa unë e di, në sistemin tonë juridik, persona me aktakuzë ka edhe nëpër institucione kyqe të udhëheqjes së shtetit. Vendimi për atë që është i dënuar aprovohet në momentin e ekzekutimit, këto gjëra janë të parapara sic i rekomandon si UEFA ashtu edhe ligjet e vendit, pasi që nuk është normale që nëse dikujt i teket dhe mund të të akuzojë për ndonjë gjë që nuk është e vërtetuar në asnjë gjykatë, pastaj me atë aktakuzë me ta paralizu nëse mund të them jetë”, ka thënë z. Hoxha.
Si përfundim, si z. Hoxha, ashtu edhe z. Ajeti e Ferizi janë deklaruar se kanë qenë autonom në punën e tyre bashkë me anëtarët tjerët gjatë përpilimit të statutit dhe se të vetmin organ që e kanë konsultuar duke i marrë vërejtjet e duke i përmirësuar, janë UEFA dhe FIFA.
Madje, z. Hoxha është shprehur i habitur, meqë nuk plotësohet asnjë parakusht me e pengu licensimin e FFK-së, pra as te neni që e diskutuam më lart, pasi që sic tham nuk ka vendim të formës së prerë, duke thënë se janë para të mëdha që UEFA dhe FIFA e sidimos UEFA i japin për federatat, e ata po të kishin vërejtje, nuk i lënë që ato të kalojnë në heshtje.
Në anën tjetër, një presion fallco që është bërë ndaj klubeve nga individ të caktuar kinse licensimi do tu pengojë të përfitojnë nga ligji për sponzorizimin, kjo pas që sic dihet, ka qenë vetë ministri i cili ka folur për këtë qështje, madje edhe vetë ministri nuk ka thënë asnjëherë se FFK nuk do të licensohet, por duhet të plotësohen kushtet apo vërejtjet që i kanë pasur.
Pra, marrë për bazë deklaratën e ekspertëve ligjorë, të cilët pra edhe kanë punuar në statutin e ri të FFK-së e që janë pashmangshëm edhe të lidhur në një formë apo tjetër me futbollin, që do të thotë se i njohin edhe më mirë këto qështje, klubet por as rajonet nuk duhet të ndihen të shqetësuara as për licensim e FFK-së e as për sponzorizimin e klubeve, pasi gjithcka është brenda afateve.
z. Hoxha në fund ka tërhequr vërejtjen edhe tek ata të cilët përkundër që nuk e njohin ligjin flasin me vrull se FFK nuk do të licensohet, “Duhet ta keni parasysh se MInistria është, apo do të duhej të ishte asistuese e FFK-së për cdo nevojë që ka, nuk duhet të harrohet se jemi federatë e re dhe po piqemi përditë, Federatë nuk janë vetëm klubet që po bëjnë zhurmë, në fakt disa, federatës është masovizimi, futbolli i femrave, kombëtarja, kushtet e punës etj, për të cilat është duke u punuar, e kjo vërehet qartësisht e lehtësisht”, ka përfunduar z. Hoxha.
SHPËRNDAJE