Me rastin e 100 vjetorit të pavarsise, vatra kulturore Ndroq, nën kujdesin e presidentit të saj z. Ylli Ndroqi ka sjellë në qender të kësaj komune hisotrinë mijra vjeçare të kalave të qarkut Tiranë dhe Durrës nën sloganin “Flaka që Bashkon Historinë” .
Historia e lashtë e mureve të kalave të kesaj zone vijnë ndryshe në një spektakël madhështor edhe në mbështetjen e bashkive Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë, Fushë- Krujë si dhe të komunave të Tiranës dhe Durrësit.
13 kala të Qarkut Tiranë dhe Durrës kanë shfaqur përpara qindra të pranishmëve por edhe të ftuarve të shumtë lashtësinë e gurte të Shqipërisë në Tiranë dhe Durrës.
Të pranishem do të jenë personalitete të njohura të politikës, artit, kulturës . Gjithashtu pjesmarrës do të jenë ambasadori i OSBE-së në Tirane, Eugen Wolfarth si dhe ambasadori italian Massimo Gaiani të cilët kanë pershëndetur këtë eveniment hisotrik të qarkut Tiranë dhe Durrës e cila përkon me 100 vjetorin e shpalljes se pavarsisë së Shqiperise në një vit jubliar.

Përveç prezantimit të kalave ,i cili vjen me se miri si nje promovim turistik për Shqiperine nuk do të mungojnë këngët dhe vallet folklorike të zonës së Tiranës dhe Durrësit, që do të innterpretohen nga ansamblet e bashkive dhe komunave të Tiranës dhe Durrësit.
Ky eveniment me përmasa kaq te mëdha organizohet për herë të parë ,ku bashkohen kalatë e Tiranës dhe qarkut të Durrësit.
Ne skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur të muzikës së lehte dhe asaj popullore,por edhe Artisti i Popullit Reshat Arbana .

SHPËRNDAJE