Aktivitete të Konsullatës së Përgjithshme të Nderit të Shqipërisë në Finlandë për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 4-vjetorit të Republikës së Kosovë.

HELSINKI, 17 Shkurt/AIK-Presheva Jonë

Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë në Finlandë si dhe për nder të 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë, Dr. Liliana Verdha, hapi sot në qytetin Pori (244 km në veriperëndim të kryeqytetit finlandez) Ekspozitën “Marubi”. Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të shtypit, lektorë, punonjës të artit si dhe miq të Shqipërisë.

 

Konsullja  e nderit të përgjithshem te Shqiperisë në Finlandë (majtas) dhe aktivistja Shemsije Mulliqi Hoxha në ekspoziten MARUBI (foto nga arkivi i ekspozitës Marubi në Helsinki)

Po sot znj. Verdha mbajti një Referat lidhur me luftën shumëshekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi të kurorëzuar më 28 Nëntor 1912, kur shqiptarët fituan Pavarësinë me pushkë në dorë. “Fatkeqësisht, – tha ajo -“shqiptarëve të Kosovës u duhej të luftonin e të derdhnin gjak deri më 2008-ën, kur pas sakrificash të jashtëzakonshme njerëzore, arritën që pikërisht sot katër vjet më parë, më 17 shkurt 2008, të shpallin Pavarësinë e merituar dhe krijimin e Republikës së Kosovës, që forcohet dita-ditës dhe që është njohur tashmë prej 88 shteteve të botës”. Më tej znj. Verdha, në emër të gjithë diasporës shqiptare në Finlandë falenderoi “edhe një herë Presidentin Ahtisaari si dhe popullin finlandez për kontributin dhe përkrahjen e tyre të veçantë ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës për krijimin e shtetit të tyre të pavaruar.”

Në vazhdim ajo i njohu të pranishmit edhe me kontributin e gjithanshëm të shqiptarëve në kulturën evropiane dhe atë botërore. Ajo iu përgjigj edhe mjaft
pyetjeve me interes të të pranishmëve.

Ekspozita “Marubi”, sjellë në Finlandë nga Muzeu Finlandez i Kulturave Botërore
do të qëndrojë e hapur në Muzeun e krahinës Satakunta në qytetin Pori deri më
15 Prill të këtij viti. Po ashtu aktivitete për nderë të 4 vjetorit te Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 100 vjetorit te Republikës së Shqipërisë u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Finlandës  si në Turku dhe në Espoo. Aktiviteti në Turku u mbajt nën mbikqyrjen e  Shoqatës Shqiptare `Bashkimi` si dhe  Kryesia  e Kësaj shoqate urojë dhe përgëzoj te gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë më këte rast. Aktiviteti në Espoo u mbajt nën përkujdesjen e aktivistëve Gani Neziri dhe Muharrem Miftari.

SHPËRNDAJE