Duket si skena e ndonjë filmi horror, por janë reale skenat, në të cilat dëshmitarë janë banorët e Koscierzyna, një qytezë e vogël polake. Bëhet fjalë për gjak që rrjedh nga pusetat dhe del nëpër rrugë, duke formuar pellgje të mëdha me ngjyrë të kuqe.

 

Banorët, të shqetësuar nga ky fenomen i pazakontë, i janë drejtuar policisë dhe shërbimit shëndetësor, që menjëherë kanë zbuluar misterin: lëngu i kuq është vërtet gjak dhe vjen nga një impiant i transformimit të mishit, por që tubacionin e shkarkimit e ka të bllokuar.

SHPËRNDAJE