Sipas një sondazhi të fundit, më shumë se 2/3 e femrave stresohen nëse shkojnë në punë pa tualet.

Dalja nga shtëpia pa “make-up” i frikëson më shumë ato se sa një intervistë pune apo një takim i parë sipas vëzhgimit të ‘Vitality Show’ në Britaninë e Madhe.

Sondazhi ku morën pjesë 3 mijë femra vuri në dukje se më shumë se gjysma e tyre nuk e kanë problem të shikohen nga miqtë, familjarët apo partneri pa tualet, por 70% e femrave nuk duan kurrsesi të shihen pa tualet nga kolegët e punës.

Gjithmonë sipas këtij vëzhgimi, femrat harxhojnë gjysmë ore më shumë se meshkujt për tu bërë gati për në punë.

91% e femrave thanë se do të anullonin një takim nëse do i duhet të shkonin pa u rregulluar, 31% nuk do të shkonin as në palestër pa tualet, ndërsa 1 në 6 nuk do të hapnin derën nëse nuk do të ishin lyer më parë.

SHPËRNDAJE