Drejtuesit e klubit të Ligës së Parë, FC Vitia u kanë dhënë shembull edhe klubeve të tjera se si duhet menaxhuar klubi. Krahas përfitimit të mjeteve nga pako emergjente e FFK-së, si çdo skuadër tjetër, Futbolli.info mëson se drejtuesit e FC Vitia, të cilët e përkrahin financiarisht klubin me kompanitë e tyre, kanë aplikuar edhe në fondin e pakos emergjente për biznese të Qeverisë, me ç’rast kanë përfituar nga 170 euro për lojtarë. Kësisoj, ky klub e ka zbutur në masë të madhe krizën e shkaktuar si pasojë e pandemisë, falë përfitimit nga këto dy pako.

SHPËRNDAJE