Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) i kushton vëmendje reagimeve kundërthënëse lidhur me kompromisin për arritjen e një marrëveshjeje për kufirin. “Udhëheqja serbe në Beograd shpreson që pas ujdisë në letër me Kosovën për kontrolle të përbashkëta kufitare, Serbia të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian (BE). Në Prishtinë u tha se Serbia njeh kështu pavarësinë e Kosovës. Në Beograd një përfaqësues i qeverisë u shpreh se përfaqësuesit e shtetit serb më në fund kthehen në Kosovë. Por vendimi është i paqartë për arsye të tjera. Drejtuesit serbë të veriut refuzojnë kompromiset e qeverisë serbe dhe pa bashkëpunimin e tyre ujdia nuk funksionon. Tadiqi kërkoi nga serbët e veriut të miratojnë këtë marrëveshje, sepse kjo është në interes të Serbisë. Por disa kryetarë bashkish në veri janë shprehur kundër, ndër ta edhe drejtuesi i komunës së Zubin Potokut, që konsiderohet si më radikalja”, shkruan FAZ.

SHPËRNDAJE