grrrAhmeti për tragjedinë në Prishtinë, fajtorët do të ndëshkohen

Dy fëmijët e mbytur sot ishin vëlla e motër. Dy fëmijët e familjes Mramori ishin njëri 11 e vajza 13 vjeqare. Trupat e tyre janë dërguar në morg.

Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.

prrrdDy fëmijë kanë humbur jetën aksidentalisht pasi kanë rënë në një gropë të mbushur me ujë në lagjen Kolovica në Prishtinë.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”.

“Nga aty janë nxjerr dy trupa të pajetë, një djalë i moshës 11 vjeçare dhe një femër 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për KK.

Zjarrfikësit kanë filluar largimin e ujit nga gropa, në Kolovicë, ku aksidentalisht humbën jetën dy fëmijë, vëlla e motër.
vvlmmmTrupat e pajetë të Florentit dhe Florentina Mramorit, të cilët kishin rënë në gropën e mbushur me ujë janë dërguar në morg.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ka vizituar vendin ku ndodhi tragjedia në Koloovicë të Prishtinës, me ç’rast kanë humb jetën vëlla e motër, ka shprehur ngushëllime familjes.

Ai tha se do të vazhdojnë hetimet lidhur me këtë aksident shumë të rënd, dhe fajtorët do ta marrin dënimin e merituar.grrrup

SHPËRNDAJE