Dark Mode Light Mode

Familja e Thaçit ngushëllon për vdekjen e Nexhat Dacit

Familja e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci.

Në telegramin e ngushëllimit, familja Thaçi thekson se lajmi për vdekjen e Nexhat Dacit është pritur me pikëllim të thellë, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Sipas telegramit, angazhimi i Nexhat Dacit në ndërtimin e institucioneve të Kosovës përbën një pjesë të pandashme të historisë së Republikës së Kosovës.

Advertisement

Familja Thaçi, në emër të saj dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka shprehur familjes Daci ngushëllimet më të sinqerta, duke qenë pranë tyre në këto momente dhimbjeje dhe pikëllimi.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × four =

Previous Post

Haradinaj në homazhe për Dacin: Kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm

Next Post

Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy të lënduar

Advertisement