Bashkëbiseduesi ynë i kësaj radhe është ai për “hava” piloti Fahredin Selimi, nga Presheva. Pra është  ky piloti i tretë nga Presheva (pas Besnik Sadriut nga karadaku , fshati Lezbali dhe Ymer Sadiku nga fshati Rahovicë) njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Ankara, 17 janar/ AIK-Presheva Jonë

Derisa bisedonim me telefon (Gjenevë-Ankara) me pilotin tonë shqiptar nga Kosova Lindore z.Fahredin Selimi, në redaksinë e agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” në Pallatin e OKB-së hyrë papritmas një koleg, gazetar ky zvicerane ku ishte i interesuar për numrin e banorëve në Luginë dhe strukturën etnike..Meqë unë isha i zanun në telefon i thash atij të priste një cik derisa ta përfundoj bisedën, që kisha në lidhje një pilot shqiptar nga ana ime…Dhe pasi përfundova bisedën gazetari zviceran ma priti duke qeshur “juve agjencisë “Presheva Jonë” s’ju ka mbetur më kush për toke, keni filluar tash të intervistoni personalitete për “hava” (qiell).

 

Pra, me këtë atmosferë humori nisëm edhe bisedën me bashkebiseduesin tonë, por kësaj radhe me një perosnalitet lart tokës për qindra kilometra, për “hava”, me  pilotin e ri Fahredin Selimi nga Presheva. Pra është  ky piloti i tretë nga Presheva (pas Besnik Sadriut nga karadaku , fshati Lezbali dhe Ymer Sadiku nga fshati Rahovicë) .

 

Fahredin Selimi qysh në moshën e re (14 vjecar)  kishte dalur në “diasporë”, siq shprehet ai.  “Unë diasporë i quaj gjitha vendet jashta Preshevës, sepse për  ua  Preshava është, atdhe, është shtet,  për mua është gjithcka.. është zemra e shqiptarisë..” thotë fillimisht piloti Selimi për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Mësimet e para për pilot Fahredin Selimi i ka ndjekur në kolegjin turk në Shkodër (‘’Hasan Riza Pasha’’ Turkish College, Shkoder, Albania   from year 2000-2004), ndërsa më vonë ato profesionale në perfeksinimin e avicionit në Turqi (Sindel Aviation and Pilot School-2007-2009) Dhe qe disa muaj  dmth nga viti 2010,  26 vjecari Fahredin Selimi është pilot profesional, instruktor. (Flight Instructor rating). Momentalisht Fahredini jeton dhe punon në Turqi është i pamartuar.

 

„Kam qen i pranum ne nje akademi shum te njoftun ne gjermani­, por atehere Serbia marrëdhëniet e kqija me Evrope nuk i jepnin vizat leht­ pas gjithe asaj kohe te humbur erdha ne Turqi­ me ndihmen e familjes, dajve të mi në Zvicerr, kusherinjëve te mi në firmen NURA ne Presheve, dhe pilotin Neshat Ibrahimi i cili fluturon per Qatar Airways, Nexhati Tifekin i cili fluturon ne Alaska, SHBA­­ si dhe shume miqeve te tjere shqiptare dhe turq, te cilet me jan gjendur gjithnji­,për cka jam mirnjohës.  Pra meritë që të jem sot Pilot, me të drejtë për  isntrukto, shpresoj te fluturoj në linja ajrore se shpejti..dhe dhasht Zoti ne linjat Prishtinë apo Tiranë pse jo një ditë edhe për Preshevë­, kur te ndertohet ndonjë aerport, si të jemi shëndosh e rehat….Fundja edhe mos u ndertoft, n’kofsha gjall mbi Preshevë do të flutroj me aeroplan te vogël apo helikopter…”, thotë në vazhdim të bisedës për “Presheva Jonë” piloi ynë nga Presheva.­

 

Piloti i ri nga Presheva  i cili momentalisht  është duke ushtruar profesonin e pilotit në Turqi   deri më tash ka berë rreth 300 orë, fluturime (Sindel Havacılık) Reth synimeve  dhe ofertave të punojë jashtë Piloti Selimi pohon në fund për agjencinë informative “Presheva Jonë” se “profesioni i pilotit është mjaft interesant dhe i dashur nga të rinjtë por natyrisht edhe me mjaft përgjejgësi. Oferta kam mjaft për të vazhduar profesionin tim…por me duhet të zgjedh. Dikund me mirë dhe më afër  vendilndjes dhe prindërve.  Nga ta do të përmendja vetem disa oferta me serioze dhe me perspektive, një kërkesë e kam në Amerikë, në Turqi dhe Zvicër dhe tash jamë në bisedime e sipër me kompanitë e udhtimeve dhe aeroplanëve..”

 

 

Në një rapot të “Currently hired by Er-Ah Pilot School to work as Flight Instructor in Antalya- Turkey” lexojmë se Fahredin Selimi është pilot instruktor (Pilot FO -non type rated ) dmth me të drejtë të hap akademi për aviacion për të mësuar të rinjt tanë për të ushtruar profesionin e pilotit. Dhe ketë akademi aviacioni pas pak z.Selimi i prentendon ta hap nëse jo në Preshevë për shkaqe të njohur, bile në Kosovë apo Shqipëri.

SHPËRNDAJE