Sipas rezultateve të Exit Poll, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë prin Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 40 për qind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind.

Shkëlzen Maliqi ka thënë se Exit Polli është një matje e momentit dhe gjatë procesit kur dalin votuesit nga vendvotimi i presin aty dhe i pyesin se për kënd keni votuar.

Ai tha Exit Poll është projeksion dhe se në këtë projekt kanë anketuar 2500 respondentë.

Maliqi ka theksuar se me këtë metodologji në zgjedhjet e kaluar kanë pasur rezultatin më të mirë se sa KQZ-ja.

41% është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e sotme

Në orën 19:00 jam mbyllur të gjitha qendrat e vendvotime në tërë komunat e Kosovës.

Përqindja e qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 19:00, është 41.39%

Në bazë të të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së bëhet e ditur se nga 2 mijë e 490 vendvotime, përqindja ishte 41.39 përqind.

Tashmë ka filluar edhe procesi i numërimit të votave.

Image

Klikoni në foto dhe aty mund të gjeni të dhënat e detajuara të rezultateve

FOTO GALERI

Mbyllen qendrat e votimit (Drejtpërdrejt)

Vendvotimi “ 1 Tetori” është mbyllur në orën 19:00 edhe pse ka ende njerëz që presin në rend për të votuar.

Në këtë sallë e cila po përcillet drejtpërdrejt shihen votues që ende janë duke votuar.

Së shpejti pritet të mbyllen të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.

Në qendra do të kenë mundësinë të votojnë vetëm personat që gjenden në korridore të qendrave, pasi të mbyllën qendrat. Menjëherë, pritet të fillojë numërimi i votave brenda qendrave, rezultatet e të cilave që transmetohen në qendër të KQZ-së, e cila do t’i publikojë online.

Përndryshe në krejt Kosovën janë hapur 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Delawie nga Drenasi i fton qytetarët të dalin në votim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka vizituar Qendrën e Votimit në Komoran të Drenasit, për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Ai në këtë qendër të votimit, është informuar për së afërmi rreth procesit zgjedhor dhe për numrin e votuesve.

Ambasadori amerikan Greg Delawie në vizitën e tij në një qendër votimi në Komoran të Drenasit, ka shfrytëzuar rastin t`i ftojë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë.

“Kam ardhur ketu ne Komoran qe te shoh se si po ecen procesi i votimit. Une i ftoj te gjith kosovarët qe te mos rrine ne shtepite e tyre por te dalin te votojne”, ka thënë ai.

Image

Konferenca e KQZ-së

FOTO GALERI

KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 27.75% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë për Ditën e Zgjedhjeve.

Në këtë konferencë u njoftua lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Sipas të dhënave nga të gjitha Qendrat e Votimit numri i daljes në votime deri në orën 15:00 është: 497 mijë e 121 votues apo 27.75% e votuesve.

Deri në kohën e përafërt, në Zgjedhjet 2014, patën votuar: 451 mijë e 990 votues, apo 25.36% e tyre.

Konferenca e radhës, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në votime dhe mbylljen e Vendvotimeve mbahet në orën 20:00.

Image

Klikoni në foto dhe aty mund të gjeni të dhënat e detajuara për pjesëmarrje në votime në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

FOTO GALERI

Përqindja e votuesve sipas komunave, prin Shtërpce

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 15:00 kanë votuar 497 mijë e 121 votues, apo 25,36 për qind, derisa përqindja më e madhe e daljes së votuesve është në komunën e Shtërpcës me 45.69% dhe më e ulëta është në Dragash me 19.04 për qind.

Në Prishtinë dalja e votuesve është 33 për qind, në Prizren 25.38 , Ferizaj 28.39 për qind, Pejë 27.80, Gjakovë 25.17, Mitrovicë e Jugut 25.97 për qind dhe Gjilan 29.59 për qind.

Dalja në komunat në veri është Leposaviq 33.20%, Zubin Potok 43.6%, Zveçan 27.16%, Mitrovicë e Veriut 25.97 për qind, derisa në komunat tjera në Ranilluk kanë votuar 38.79%, Partesh 37.52%, Kllokot 29.52% dhe Graçanicë 29.74%.

Dalja e votuesve në komuna sipas të dhënave të KQZ-së deri në ora 15.00 në përqindje:

Deçan 29.78%, Gjakovë 25.17%, Gllogoc 25.42%, Gjilan 29.59 %, Dragash 19.04 %, Istog 23.97%, Kaçanik 24.95%, Klinë 24.29%, Fushë Kosovë 27.75%,Kamenicë 29.22%, Mitrovicë e Jugut 25.97%, Leposaviq 33.20%, Lipjan 29.78%, Novobërdë 34.75%, Obiliq 28.88%, Rahovec 24.23%, Pejë 27.80%, Podujevë 26.78%, Prishtinë 33.0%, Prizren 25.38%, Skenderaj 26.14%, Shtime 29.79%, Shtërpcë 45.69%, Suharekë 27.77%, Ferizaj 28.39%, Viti 25.46%, Vushtrri 27.14%, Zubin Potok 43.6%, Zveçan 27.16%, Malishevë 28.74%, Junik 25.65%, Mamushë 30.66%, Han i Elezit 24.61%, Graçanicë 29.74%, Ranilluk 38.79%, Partesh 37.52%, Kllokot 29.52% dhe Mitrovicë e Veriut 23.00%.

Deri në orën 15:00 kanë votuar 497 mijë e 121 votues apo 25,36 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e tretë për media të dielën ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave që posedojnë deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, apo 25,36 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në terren deri më tani ishte i rregullt.

Daka: Deri në ora 15.00 kanë votuar 497.121 qytetarë 

“Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 15.00, kanë votuar 497 mijë e 121 votues, gjithsej 25,36 për qind. Deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull. Ka edhe informime të ndryshme në media, mirëpo sa i përket shkeljeve të Kodit penal këto janë çështje të prokurorisë dhe organeve të mbledhjes. Ne nuk do të merremi me çështje, të cilat nuk janë kompetencë jona,” tha Daka.

Ndërsa, Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, ka bërë të ditur se deri në këtë kohë nuk kanë pranuar asnjë ankesë.

Gjoshi:  Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë 

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë që dikush nga vëzhguesit si nga subjektet politike, si nga organizatat joqeveritare nuk kanë shkel ligjin deri më tani. Çdo rast që do të jetë i përfshirë do të merren masa adekuate. I kisha ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë në mënyrë të qetë pasi që iu kanë ofruar të gjitha kushtet për të shprehur të drejtën e tyre,” ka thënë Gjoshi.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë konferencës së tretë që ka mbajtur sot, bëri të ditur se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elekronike deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, gjithsej në përqindje 25,36 përqind.

Sipas Dakës procesi zgjedhor po shkon  në rregull ka informime të ndryshe por sa i përket keqpërdorime të ndryshme nuk janë kompetencë e jona.

Në zgjedhjet e vitit 2014 deri në orën 16:00 kanë vouar 451 mijë e 895 votues.

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon të vëzhgojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që po zhvillohet sot në tërë territorin e vendit.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, në një konferencë për media ka bërë të ditur që deri  më tani ka pasur disa parregullsi në procesin zgjedhor nëpër disa komuna të Kosovës.

Ai tha se kanë identifikuar tentime për votim të dyfishtë, votim familjar, fotografim të votës etj.

Deri në orën 12:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë 244,647 qytetarë me të drejtë vote, përkatësisht 13 % e të gjithë votuesve me të drejtë vote.

Madhësia e trupit elektoral në këto zgjedhje sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së është 1,872,941 votues.

SHPËRNDAJE