UEFA Europa League ka hedhur këtë të premte shortin për të përcaktuar çiftet çerekfinaliste të eidcionit 2023-24. Shorti u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” në Nion të Zvicrës.

Tre skuadra nga Italia, dy nga Anglia, si dhe një nga Gjermania, Franca dhe Portugalia kanë siguruar vendin e tyre në tetë të fundit të garave të këtij sezoni.

Atalanta, Roma, Leverkusen, Liverpool, Benfica, Milan, Marseille dhe West Ham janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale.

Shorti për raundin çerekfinal përcaktoi përballjet:

Milan – Roma;

Liverpool – Atalanta;

Leverkusen – West Ham;

Benfica – Marseille.

Shorti për gjysmëfinalet përcaktoi përballjet e mundshme:

Benfica/Marseille – Liverpool/Atalanta;

Milan/Roma – Leverkusen/ West Ham.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, teksa ato të kthimit një javë më vonë më 18 prill.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 2 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 maj.

Finalja e Europa League 2023-24 do të zhvillohet në “Dublin Arena” më 22 maj 2024.

SHPËRNDAJE