Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka pësuar rënie të re rekord në tregjet e pasdites.
Vlera e saj prej 1.246 dollarësh është pika më e ulët kundër monedhës amerikane që nga korriku i vitit 2010.
Dollari, në anën tjetër, është forcuar kundrejt shumicës së monedhave.
Funta britanike ka rënë në 1.5623 dollarë nga 1.5681$.
Monedha amerikane po ashtu është rritur në 0.9625 franga zvicerane, nga 0.9584 sa ishte.

SHPËRNDAJE