Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu së fundi në një emision televiziv kishte pohuar dëshirën e tij për t’u bërë Kryetar i këtij institucioni. Gjatë emisionit ai theksoi se mbante ende detyrën e anëtarit në Komitetit Ligjor të UEFA-së. Por Albanian News merr vesh se mandati i tij në këtë komision ka përfunduar para kohe.

“Eroll Salihu kishte deklaruar diçka të pavërtetë, pasi që nga korriku i vitit të kaluar (2022), Salihu e di mirë që nuk është më pjesë e atij komiteti”, thotë burimi i A. News.

I njëjti burim theskon se vendin, të cilin e mbante Salihu tanimë e ka zë Taulant Hodaj”. Ky i fundit e ushtron deryrën e sekretarit të përgjithshëm në FFK, që nga largimi i Salihut.

Më posht gjeni dokumentin e siguruar për vëretësinë e këtij informacioni. Derisa Salihu me paraqitje të tilla në vazhdimësi mundohet të mbajë vetën të rëndësishëm në futbollin kosovar.

 

 

SHPËRNDAJE