Të shtunën (29.09) presidenti turk, Erdogan merr pjesë në hapjen zyrtare të xhamisë qendrore të Kölnit, shoqëruar nga mijëra pperkrahes në Köln. Me rastine iknaugurmit te kesja xhamie te madhe muarne pejse3 edhe qindra shqiptare qe jetojne dhe veprojne ne Gjermani, njftone agjencia  elajemeve “Presheva Jonë”.

Presidenti turk, Erdogan të shtunën qëndron në Köln, ditën e fundit të vizitës në Gjermani, për të inaguruar zyrtarisht xhaminë qendore të Kölnit. Në një fjalim për afër 20 minuta, presidenti turk pritet të prekë edhe shqetësimin për rritjen e radikalizmit të djathtë në Gjermani. Kështu është shprehur për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, deputeti i partisë qeverisëse në Turqi, AKP, Mustafa Yeneroglu.

Résultat de recherche d'images pour "erdogan köln"Presidenti turk u takua të shtunën edhe me kryeministrin e landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet. Takimi i planifikuar në një kështjellë duhej të ndryshohej, sepse pronarët e saj e refuzuan atë për arsye të bindjeve të tyre politike. Laschet takohet pasdreken e së shtunës me presidentin turk në ambientet e aeroportit të Kölnit. Të shtunën Erdogan e mbylli qëndrimin në Berlin me një mëngjes pune me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Erdogan largohet nga Gjermania të shtunën rreth orës 18:00.

Image

SHPËRNDAJE