Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë para Gjykatës Speciale se ata nuk kanë asnjë provë kundër Kadri Veselit dhe sipas avokatit janë 34 vende të ndryshme që përmendet ku janë kryer krimet dhe në asnjë vend nuk përmendet se ka qenë i pranishëm Veseli.

Gjatë zhvillimit të seancës në kuadër të Speciales për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës (UÇK’së), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se kanë probleme me materialet që duhet të jepen nga prokuroria dhe se kjo gjë po u shkakton telashe në hetimin si mbrojtje.

“Unë pajtohem plotësisht me vështirësitë që tha z.Hooper dhe analizën specifike për problemet.Situata në përgjithësi është kështu, mënyra se si po bëhet nxjerrja e materialeve është mënyra më e padobishme e mundshme për mbrojtjen për ti lejuar asaj që të bëjë hetimet e veta. Është në mënyrë të paorganizuar, një sasi kaotike materialesh të cilat duhet të shihen në intensitet që të analizohen dhe të ri-kuptojmë se cfarë po thotë prokuroria dhe pastaj të bëjmë hetimet tona.S’dua të ketë asnjë keqkuptimi për këtë pengesë të jashtëzakonshme që na është krijuar nga mënyra se si po e bënë punën prokuroria. Ka dy mënyra se si mund të lehtësojmë këtë, e para është që ata janë krejtësisht jo-kompetentë dhe është që kjo është e qëllimshme dhe këtë mund ta shikojmë edhe tek parashtrimi që bëri Prokuroria sot në mënyrës.Lidhjet me dëshmitarë asisoj nuk duhet të bëhen, e kuptojmë që duhet të mbrohen por pse na duhet neve të hetojmë çështjen e prokurorisë me shumë mundësi materialesh ku s’kanë bërë asnjë lloj dallimi kur na e kanë dhënë e të bëjmë ne shqyrtimin e tyre e të fillojmë hetimet tona. S’duhet të ketë asnjë keqkuptim , por kjo na pengon shumë në punën tonë por edhe në kohën kur do të fillojë gjyqi”, tha Emmerson.

Gjithashtu ai shtoi se duhet lexuar çdo material në mënyrë që të kuptohet se çfarë lloj çështjes po ngrihen nga prokuroria.

“E di që nuk keni marrë materiale të organizuara me shënime nga prokuroria me provat që iu janë paraqitur në një mënyrë koherente, të cilat do tu ndihmojnë për marrjen e vendimit për konfirmimin e aktakuzës. Kurse ne si mbrojtje s’kemi pasur asnjë dosje paraprake të prokurorisë, shumë herë prokuroria ka refuzuar të na japi dosjen paraprakisht dhe do të na japi vetëm në momentin e fundit, para gjykimit.Megjithëse ajo mund të jepet në maj apo në qershor të këtij viti. Prokuroria e di se për çfarë bënë fjalë në këtë dosje sepse ata ua kanë dhënë juve këtë dosje. Ajo çfarë po bëjnë me ne është se i kanë shkarkuar materialet, i kanë redaktuar informacionet e rëndësishme dhe i kanë varrosur provat relevante me një mal provash të tjera që mund të jetë krejtësisht jo-reelvante. Ne si mbrojtje nuk po ankohemi, por fakti është që të bëjë mbrojtja punën si duhet duhet të ketë aktakuzën dhe ne duhet të shikojmë materiale të tëra, për të kuptuar se çfarë po pretendon prokuroria deri aty dhe ka rreth 34 vend-ngjarje krimesh. Secila prej atyre s’është analizuar siç duhet nga prokuroria, thjeshtë janë futur në një tufë materialesh të tjera dhe mbrojtja s’është në gjendje të përgatitet ashtu siç duhet. Ne kemi krijuar një ekip hetues që është i gatshëm të fillojë punën që nga fillimi i janarit dhe ne presim që do të na duhen nga marsi apo mesi i prillit që të hetojmë të gjitha materialet për të bërë një lloj analize. Nuk e di nëse prokuroria nuk e di si ta bëjë punën, pra s’i jepet mundësi mbrojtjes ta bëjë punën siç duhet. Nëse prokuroria është kaq e fokusuar tek mocioni që katër të akuzuarit duhet të dënohen patjetër dhe të gjithë dëshmitarët e prokuroi s’duhen të teje-redaktohen nuk e di nëse është kjo, është ajo që e drejton punën e z.Smith në këtë çështje, por duhet të them se si personi që është përgjegjës për prokurorinë duhet të përgjigjet edhe për këtë”, tha ai.

Emmerson theksoi se akuza ndaj Kadri Veselit është shumë e dobët me prova që nuk ekzistojnë në fakt.

“Kjo është një mënyrë shumë kaotike dhe e paprecedent e paraqitjes së materialet, aq sa kam përvojë nëpër gjykata të ndryshme. Akuza ndaj Veselit është shumë e dobët bazohet thuajse në prova që nuk ekzistojnë. Ai nuk është përmendur në asnjë prej provave se ka kryer ndonjë veprimtari kriminale . Kjo është çështje që është ngritur në përpjekje për të ngritur një organizatë kriminale e përbashkët duke i vendosur të gjithë personat në një vend të përbashkët. Pra kemi të qartë se si po përpiqet të ndërtojë prokuroria çështjen e vetë, pra nëse s’keni të thoni diçka për secilin të akuzuar atëherë s’ka kuptim. Janë 34 vende të ndryshme që përmendet ku janë kryer krimet dhe në asnjë vend nuk përmendet se ka qenë i pranishëm ai”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE