Babai i të ekzekutuarit një ditë më parë në Elbasan, Gentian Beqiri nuk ka vdekur nga infarkti por si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij. Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë të dhëna befasuese. Dy vrasësit e djalit të tij kanë ushtruar dhunë mbi, Nezir Beqirin, ndërsa mendohet se ai është përleshur me dy vrasësit e djalit të tij.
Sipas ekspertizës në trupin e të ndjerit janë konstatuar brinjë të thyera. 40- vjeçari, Gentian Beqiri u ekzekutua dje në shtëpinë e tij, ndërsa e ruanin dy policë te dera, pasi Gjykata kishte vendosur “arrest shtëpie” pas vrasjes së një biznesmeni, por hasmi arriti të futet brenda, në sy të policisë, e ta vrasë në gjumë.
Një orë pasi kishte ndodhur vrasja e 40-vjeçarit, Gentian Beqiri, në spitalin kirurgjik të Elbasanit ndërroi jetë edhe babai i tij. Ai është përballur me ngjarjen e tmerrshme në banesën e tij, ku ka parë dy autorët që i kanë ekzekutuar të birin. Dje u tha se Nezir Beqiri ka pësuar një shok psikologjik për shkak se kishte qenë ai vetë që ua kishte hapur derën vrasësve, duke pësuar një atak kardiak që i mori jetën.
Policia e Shtetit njoftoi edhe njehere sot arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes. Arben Çerciz Jaçe, vjeç 31, lindur ne Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009. Florenc Fejzulla Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues ne Elbasan, i dyshuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit F.M, në vitin 2006.
Dy policët rojë, Sami Dërstila dhe Reshat Budani përgjegjës për ngjarjen e djeshme, u arrestuan rreth një orë pas krimit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

SHPËRNDAJE