issssoo

Gjenevë,  2 korrik  -Pas sulmeve terroriste ne Bruksel, Parsi ne Gjenevë eshte themeluar nje fond global nderkombëtar per anti-terroitëm, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin qe drejtohet nga prof.dr  Khalid Koser

 

Ketij fondi i prine Prof. Dr Khalid Koser, derejtor eksekutiv i Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (Executive Director of the Global Community Engagement and Resilience Fund)

 

Dr. Koser: Kosova njëra nga 5 vendet përfituese të fondit kundër ekstremizmit

Ne një bisede per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër drejtori ekzekutiv i  GCERF ka folur për Qellimin e fondit,  Kosoven  dhe shqiptaret. “Fondi Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes me seli këtu  në Gjenevë  është themeluar me qëllim dhe përpjekje globale përmes partneritetit publiko-privat, në bashkëpunim me qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të mbështetur përpjekjet e shteteve për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin. Projketet do te përfshijne gjitha vendet, nga  Shtetet e Bashkuara, deri ne vendet ballkanike e cila strukturë e re do të financojë projekte në përpjekje për të shmangur radikalizimin e të rinjve. Këtu edhe Kosova eshtë njëra nga pesë vendet (Bangladesh, Mali, Nigeri, Kenia, Mianmar) përfituese të fondit  nderkombëtar kundër ekstremizmit ” ka thëne fillimisht dr.Koser për “Presheva Jonë”

Lidhur me  migracinin  e muajve te fundit nga Siria dhe vendet tjera nga Lindja qe po kalojne tranzit përmes Presheves e ballkan ne vazhdim dr.Keser thote se “sulmet e fundit terrorist në Paris, Bruksel e Stamboll kanë ekspozuar se sa e polarizuar debati migrimi është bërë në Evropë. Në njërën anë, ka thirrje për të mbyllur kufijtë e jashtëm të Evropës, shpërbërjen marrëveshjen e Shengenit që lejon lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Evropian, dhe sërish angazhimet e mëparshme për rivendosjen e një numër të madh refugjatësh sirianë në Evropë. Nga ana tjetër, kampionët e migrimit në Evropë janë në mohim se emigrantët, refugjatët, ose azilkërkues kanë një rol në pasigurisë aktuale në Evropë, dhe se politikat e migrimit duhet të jetë pjesë e një përgjigje të sigurisë.

Sipas ekspertit nderkombëtar “mbyllja e kufijve të jashtëm të Evropës është e padëshirueshme dhe nuk eshte zgjidhje por edhe e pamundur. Ndërsa çmontimin Shengen do të ishte shenjë e kobshme me vdekje për BE-në. Rritja e emigrantëve bashke me ekstremizmit të dhunshëm në Evropë është të paktën pjesërisht rezultat i dështimit të integrimeve tze disa vendeve ne ballkan Me  kete nuk duam te akuzojme emigrantet por thjeshte qeverite te cilet nuk ju sigurojne vende pune dhe perspektiva te reja ne vendin e tyre te origjinës.”

Se mund te jete Kosova në shënjester te sulemeve te ISIS-t apo grupe tjera ekstremiste, ekspert boteror kuder terrorizmit nderkombëtar Prof. Dr Khalid Kaser për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” eshte përgjigjur se, një nga sfidat e bordit nga Fondacioni  yne pa dyshim eshte edhe Kosova, cka nuk perjashtohen sulme te tilla, nëse insitucionet vendore nuk merren seriozisht përballe ketyre grupacioneve radikale.

“Situata ne Kosovë në përgjithësi eshte stabile, por kjo nuk don te thote se kjo mund te jete e qëndrueshme. Kur ariu hyne ne komshi, prite edhe ne shtëpine tende, thote nje fjale popullore. Me këte desha te them se edhe Kosova nuk perjashtohet nga keto sulme terroriste qe mud te ndodhin ne cdo moment qofte aereporte apo diskoteka e klube nate që në Kosove nuk ishin te pakta..Keto mund te ndodhin, nëse insitucionet vendore nuk merren seriozisht përballe ketyre grupacioneve radikale.  Kjo situate e pakëndeshme perreth saj dhe zhvillimet në Kosovë, ka bërë që une te vizitoje dy here Prishtinën ne shtatorin e vitit te kaluar dhe tash se fundit ne fillim te këtij viti, ne muajin shkurt..”

Se cfar bisedoi dhe cili ishte mesazhi nga Gjeneva (GCERF) deretjuar Prishtines zyrtare përballe terrorizmit dhe migracionit ne fund profesori Koser pohon se “në Prishtine nga takimet e mia nga qeveritaret kosovar kerkova qe te jene me vigjilent dhe te punojne me shume dhe em perkushitm ne avancimin e proceseve, sidomos zhvillimin e vendit duke hapur vende te reja te punes, gjendje kjo e cila ka shkaktuar pakenaqesi  tek qytetaret duke provokuar migracioni dhe radikalizmin e njerëzve ne rajon. Lufta kunder krimit e organizuar apo radikalizmit fetar nuk munde të behet vetëm me deklarata nese rrime duar kryq perballe papunesise dhe korrupcionin..”   ka thene ne vazhdim dr, Kaser, ekspert boteror kunder terrorizmit nderkombëtare me seli ne Gjenevë.

Në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm ne Kosovë me nje ser masa preventimeve,  ka premtuar se do të ndihmojë Kosovën njeriu numer nje i Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF)  Prof. Dr Khalid Koser

 

 

SHPËRNDAJE