Ditë më parë, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi tha se 1 mijë teste për koronavirus tashmë janë në Kosovë.
Këto do të ishin 1 mijë testet e para nga 11 mijë, sa tha se kishte siguruar për të ndihmuar futbollin kosovar, shkruan Periskopi.
“Rreth 1.000 mijë teste tashmë kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër pritët të vijnë në ditët në vazhdim, pasi janë në procedura të dokumentimit” – tha Ejupi për “Infokusin” të hënën.
“Donacioni i pronarit te Eurokohes, z. Remzi Ejupi eshte aprovuar nga MSH. Por, 1000 kitet e para per ekstrahim prej kontigjentit te paralajmeruer prej 10 000-11000 kiteve, ende nuk ka arritur dhe pranuar ne IKSHPK,” shkruhet në e-mailin e Ministrisë së Shëndetësisë për Redaksinë e Periskopit.
Përndryshe, nga dita e hënë edhe zyrtarisht klubet kosovare u janë rikthyer stërvitjeve, derisa në aksion për herë të parë do t’i shohim më 2 dhe 3 qershor kur do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës.