Katër minuta para fërshkëllimës së fundit Hungaria e ka gjetur edhe golin e dytë kundër Kosovës në “Puskas Arena”.

Ndeshja miqsore Hungari-Kosovë përfundoi me rezultatin 2:0.

Por kjo nuk duhet të jetë shqetësuese për Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës pasi sipas një deklarimi eksluziv të tij për “Presheva Jonë” ai beson në lojtarët e kombëtarës.

Madje, ai e jep edhe versionin e tij se pse pësoi Kombëtarja e Kosovës në këtë përballje me Hungarinë.

“Nëse e shohim ndeshjen e sotme, si ndeshje miqësore ka qenë një ndeshje e kalibrit më të lartë. Pjesa e parë ka qenë ajo në të cilën u vertetua kualiteti i ekipes. Por, sigurisht trajneri Foda deshiron t’i provoj të gjithë futbollistet, me ndrrime të tilla dhe i provon futbollistet në vende të ndryshme” deklaroi Agim Ademi

Ademi thekson emrat me të cilët potencialisht Kosova mund të startoj në Ligën e Kombëve.
Sipas tij, këta djem kanë dëshmuar talentin dhe kanë spikatur në fushë.

“Me të vertetë ne humbem por besoj në këta djem, besoj në këtë ekipë, besoj në punën e mirë të stafit teknik dhe sigurisht që më gëzon shumë fakti që kemi edhe plotë lojtar të cilët i kemi parë, të cilët janë nga Superliga e Kosovës sic janë: Alban Rrahmani i cili është i dëshmuar. Pastaj, e kemi një talent jashtëzakonisht të madh, i cili po spikatë në fushat tona, i cili është Hazrollaj, Ilir Krasniqi, Lindon Emerllahu dhe shumë të tjerë të cilët janë konkurues, të denjë dhe të vertetë për 11-shen e parë. Pra, ende nuk e kemi parë ekipin që do t’a paraqesë Foda në shtator, në kualifikimet e Ligës së Kombeve.” tha Agim Ademi për “Presheva Jonë”

I pari i FFK-së la të nënkuptohet se edhe në ndeshjet e radhës miqësore trajneri i ri i Kosovës do të eksperimentoj me lojtarët në fushë në mënyrë që ta ketë më qartë selektimin.

“Sigurisht, do të jenë edhe dy ndjeshje miqësore dhe në ato dy ndjeshje do t’i jap mundësi dhe hapsirë të gjithve dhe në konkurencë jashtëzakonisht të fortë të këtij ekipi si dhe prurje të reja që do të ketë në dy ndeshjet e ardhshme.
Pas atyre ndeshjeve do të krijohet ekipi i cili do të na përfaqësoj në Ligen e Kombeve në krye me Foden dhe shtabin e tij teknik.
Prandaj, unë besoj në këta djem dhe uroj të rikthehemi siç e kanë kualitetin, po e gjetëm ekipen e duhur, sigurisht që me këta djem do shkojmë shumë e shumë lartë” tha ndër të tjera Ademi për “Presheva Jonë”

Përndryshe, në bazë të statistikave, skuadra e Kosovës ishte shumë mirë, por munguan konkretizimet.

SHPËRNDAJE