DEPUTETJA SHQIPTARE NË  PARLAMENTIN E MAQEDONISË. THOTË  SE MË 25 JANAR VOTIMI NE ANSABLENË E PARLAMENTIT  EVROPIAN NË STRASBURG  I NGJANTE “EUROVISIONIT” KU GJITHA  VENDET  SLLAVE  DHE SLLAVOFILE  U BËNË NË NJËRËN  ANË DHE VOTUAN KËNGËN E « PROPAGANDËS »

 

Strasburg 28 janar /n.m, AIK-Presheva Jonë

Rezoluta e posamiratura e Dick Marty për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Parlamentit Evropian, Situata aktuale në Maqedoni dhe (mos) implementimin e marrëveshjes së Ohrit, denimet  e nëntë shqiptarëve  nga Preshva me 101 vjet burg  dhe dialogu i  ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës ..jnaë vetëm disa pika që i rrahëm në intervistën me zonnjën Ermira Mehemti-Devaja, deputete shqiptare në Maqedoni për Agjencinë tonë Informative  Kombëtare « Presheva Jonë »

« Presheva Jonë » : Zonja deputete fillojmë bisedën me një pyetje aktuale, seanca e APE në Strasburg për Kosovën përfundoi ashtu  siq përfundoi, në të cilën konferencë ishit edhe ju.

ERMIRA MEHMETI: Nuk është aq me rëndësi se Maqedonina a votoi apo jo..sepse në seancën e Ansablesë së  Parlamentit Evropian siq e patëd he ju vetë nuk o vtua në emër të shtetit,  por në baza te bindjeve të deputetëve…Pra ne patëm rastin të shofim  se si votohet në një institucion evropian në të cilin faktikisht dhe fatkeqësisht  përbëhet nga pjesa dërmuese e vendev e me orjginë sllave apo lidhje të ngushta me to, të anëtarësuara keto 10-15 vittët e fundit. Dhe siq u pa u votua sipas disa parimeve sikur tek kengët e Ewrovisionit ku edhe këtu vendet votuan sipas parimit të solidarizimit dhe fqinjësisë  duke votuar  këngën e propagandës të  Dick Marty, ku votuesit  me orijginë sllave bashkë me  vendet  aleate të  tyre u bënë në njërën  anë.

 

« Presheva Jonë » : Zonja Mehmeti, Maqedonia votoi  për, apo kundër . Mendobi se kjo rezolutë do të dëmtoje apo do të reflektohet  negativisht në imazhin e Kosovës ?

ERMIRA MEHMETI : Po, rezoluta e Stasburgut ka bërë një dëm Kosovës jo edhe  të vogël edhe spe raporti i tij është i mbushur  plotë e përplotë me ide dhe bindje të tija dhe pa u kapur fare në fakte dhe elemente dëshmuese, raport ky i cili duket shumë mesterioz se sa serioz.  Madje ai është shërbyer nga  deklaratat apo  tëdhëna të shoqatave ao personalitetev të njohura tashmë kundër  fushatës së bombaridmeve të NATO-s ndja Serbisë  dhe kundër pamavrësisë së Kosovës. Pra ishte ai një raport kryekëput i njëanshëm. Dhe tash është një hap i mirë për ne shqiptarët që t’u jepet rasti i ndërkombëtarëve për hetuar  në rajon, për t’i demantuar raporti polte fyerje e dezinformata  apo pamfleti propagandues i Dick Marty i cila ka pretenduar që përmes njollosjes së luftë së drejtë të UCK-së dhe populltës shqiptare t’i humb imazhin Kosovës  me qëllim të stagnimit të proceseve të nisura mbarë në rajon.

 

ERMIRA: MARRËVESHJA E OHRIT NË RRUGË të MBARË TË IMPLEMENTIMIT

« Presheva Jonë » : Kalojmë pak znj. Në vendin tuaj në Maqedoni ..jeni të kënaqur me situatën aktuale dhe mund të thueht se marrëveshja e Ohrit është implementuar ashut siq ka insistuar lidershipi shqiptarë në këtë ish-republikë jugosllave ?

ERMIRA MEHMETI: Nuk mendoj se në politikë mund të flasim me terma aq precize,  sipas asaj se është realizuar gjithcka apo s’është realizura asgjë..Por,  mendoj se gërat  janë në rrugë të mbarë ngjajshëm, as ma mirë e as ma keq se sa ne vendet  fqinje apo të  aytre në Ballkan, ku po përpiqen avancimin i proceseve sipas me synimim realizmin e standradeve evropiane.

« Presheva Jonë » : Zonja Erëmira mund të flasim sot për diskrinim të shqiptarëve në Maqedoni apo jo, nëse kemi parasysh dygjuhësinë, pastaj ceshtjen e simboleve kombëtare, të burgosurit shqiptarë etj..

ERMIRA MEHMETI: Diskriminim, diskriminim…mund të ketë në maqedoni edne, ashtu sikur edhe në cdo shtet në ballkan, por mos harroni se statusi i shqiptarëve në Maqedoni nuk është sikur ai i para  dhjetë vjetëve apo ai i pas luftës. Sot në Maqedoni mund të flasim për më shumë të mira se sa të këqija.. Pra i tërë ky avancim është bërë falë politikës së menqur  të lidershipit shqiptarë, por natyrisht edhe faktorit ndërkombëtar i cili ka qene afër  nesh në cdo situjatash apo krizash.

« Presheva Jonë » : Po, për cka flet njëfarë enciklopedie e përpiluar nga akademia e shkenace maqedonase, pastaj rreth orignnës së Nënë tereza, inastalimi simboleve dhe figurave shqipatre në sheshet e qytetve në Maqedoni etj.. ?

ERMIRA MEHMETI: Fillimisht ju njoftoje se si në cdo qendër apo shesh të qytetve tona paralel me monumentet e maqedonasve janë edhe ato shqiptare.  Bile prania e tyre ditëve të fundit ditë e sa vie po rritet.  Ditë më parë u votua pro projektit për ndërtimin e monumenteve  dhe figurave të shquara në sheshet e Maqedonisë, në të cilin projekt edhe ne jemi të angazhuar  për vënin e figurave tona të shquara. Do përmendi këtu vënie e busteve të tre personaliteve tona kombëtare në sheshin e Shkupit si ai i Pjetër Bogdani, Nexhat Agolli  dhe Izif Bageri. Sa i përket encikolpedisë dhe origjinës së Nënë Terezes edhe kjo është një përpejket e propagandës apo orvajte nga popujt komplkesiv  për t’i përvetosura  fuigurat e huaja për vere.. Në njëfarë mënyre ne duhet  të mburremi dhe të  jemi knrear se popujt tjerë na e kan zili me perosnlitet tona që ka dhënë kombi ynë të njohur  tashmë jo vetëm ndër ne apo ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare të cilët i kanë shërbyer paqes dhe njerizimit në palnetin tonë.

 

« Presheva Jonë » Meqenëse Maqedonia është një  vend fqinjë ku kufizohet me Serbinë rrespektivisht me qytet e banuara me shqiptarë etnik si Presheva, Bujanoci dhe Medevegja. Si keni pritur ju denimin e nentë të rinjve shqiptare nga Presheva me 101 vjet burg nga një gjykatë serbe. Dhe mendoni se edhe shqiptarët  e Luginës duhet të përfshihen në dialogun ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës ?

ERMIRA MEHEMTI: Fillimisht unë ju shprehi keqardhj familjeve të atyre djemve të dënuar nga  Serbia. Duhet  ta dini se Serbia edhe pse ka humbur betejat gjithnjë me shqiptarët deri tek lufta e fundit në Kosovë ajo vazhdon që problemet  t’i zgjedhë përmes provokimve apo konfilkteve se sa dilaogut.  Edhe hapi i fundit me rastin e denimit të nëntë shqiptarëve me denime drakonike  nga Beogradi dëshmohet se  Serbia me sjellje ndaj shqipatreve nuk po investon paqes dhe stabilitetit. Veq asaj, me burgosjet e shqiptarëve në Preshevë, Serbia po justifikon se nuk ka ndryshuar gjë nga epoka e Milosheviqit. Sa i përket përfhsirjes apo jo të shiptarëve në dialogun e ardhshëm mes Beogradit apo Prishtinës kjo është në interes të shiptareve të tri komunave që lider
hsipi i juaj atje të këerkoj, madje të  insistoj në  pjesëmarrjen e tyre në këtë proces mjaft rëndësi për perspektivën e rajonit.  Por këtu duhet angazhuar edhe Prishtina zyrtare, që nëse pakica serbe merr pjesë në atë dilaog, nuk e shof të arësyeshme  mos pjesëmarrjen edhe të përfaëqësuesve të shqiptarëve nga Presheva…

SHPËRNDAJE