ImageBruksel m23 qershor -BE zjgodhi agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ne Brukseli per tja konfirmuar lajmin per deshtimi e konfrences se Parisit te paralajmeruar me 1 korrik nga presidenti kosovar Hashim Thaci dh ai serb Aleksander Vucic.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimet e tij me Aleksander Vuçiqin në kuadër të dialogut të Brukselit, kishte hapur edhe temën e korrigjimit të kufijve. Ai deklaronte se si pjesë të marrëveshjes finale me Kosovë-Serbi, do të kërkojë bashkimin e Luginës së Preshevës, pa u prekur asnjë centimetër e territorit të Republikës së Kosovës. Bashkimin e Luginës, Thaçi ka thënë se do ta kërkojë edhe në Samitin e Parisit që ishte planifikuar të mbahej me 1 korrik të këtij viti në Francë.

 

BE: Ne nuk dim se cka thote ne Prishtinë, por e dime se Thaci nga 21 prilli 2013 deri sot nuk ka permendur kurre Luginen e Presheves ne Bruksel 

Zëdhenësja e  BE-së ne intervsiten ekskluzive per agjencine e  lajmeve “Presheva Jonë”  eshtze pyetur rreth ngecjes se dialogut, takimit te radhes te Vucic -Thacit, mos përfshirjen e  Lugines se Presheves ne kete proces si dhe per deklartatat, refrenin e Hashim Thacit per “bashkimin” e Presheves me Kosovën.

Sipas zyratres se BE-së “Një lëvizje e mundshme e kufijve është kundërshtuar nga të gjitha vendet e rajonit dhe nga të gjithë diplomatët e huaj të cilët kanë shërbyer në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic, fillimisht për  agjencine lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “marrëveshja finale u përket Kosovës dhe Serbisë dhe nuk mund të imponohet nga jashtë, megjithatë thekson se  duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të përkrahet nga shtetet e rajonit.”

“Përmbajtja e një marrëveshje të detyrueshme ligjore që trajton të gjitha çështjet e pazgjidhura, u takon palëve që ta përcaktojnë. Është marrëveshja e tyre, një zgjidhje nuk mund të imponohet nga jashtë. Por përmbajtja duhet të jetë plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar, EU acquis ( Politikën e BE-së për fqinjësi të mirë dhe negociatat për zgjerim), dhe të mbështetet nga rajoni,  duke pasur gjithmonë në mendje thelbin e prosperitetit dhe progresit drejt rrugës përkatëse evropiane”, ka thënë Koacijancic.

Nga BE thonë që marrëveshja për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sjellë avantazhe konkrete për të gjithë qytetarët e rajonit dhe që nuk duhet të ketë vonesa të mëtejme për arritjen e saj, pasi që konstatojnë që është vonuar shumë.

“Ju e dini pozicionin tonë mbi rezultatin e negociatave dhe çfarë marrëveshje ligjore detyruese për normalizimin e plotë duhet sipas mendimit tonë. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sjellë avantazhe konkrete për qytetarët anembanë rajoni”, thekson Kocijancic.

Ajo thotë se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vonuar shumë, dhe se duhet parë marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë si një pikë kthese për pajtim dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve të rajonit.

Zëdhënësja e Mogherinit thotë se përveç përfitimeve politike, arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi do të ndikonte edhe në hapjen e rrugës për investime, punësimit dhe rritjes ekonomike.

“BE-ja do të vazhdojë të lehtësimin dhe mbështetjen. Ajo që është e nevojshme është puna e mëtejshme pa vonesa, për arritjen e marrëveshjes që do të sjellë përfitime për qytetarët e rajonit”, thekson Kocijancic.

E pyetur rreth pritjeve të BE-së nga Samiti i Parisit dhe për atë nëse kanë koordinim me Gjermaninë dhe Francë për një takim të tillë në Francë, Kocijancic thotë se mirëpresin çfarëdo mbështetje për lehtësimin e dialogut.

“Ne mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të BE-së për lehtësimin e dialogut. Me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Beogradi dhe Prishtina kanë vendosur të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre, të përpunojnë dallimet e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme. Këto takime mund të jenë një mundësi e mirë për rajonin, për të qëndruar pas çdo përpjekje për mbështetje dhe lehtësim , në interesat ë BE-së si dhe të të gjithë rajonit” (“A legally binding agreement on full normalisation of relations between Kosovo and Serbia will bring concrete advantages for citizens across the region”) shprehet zëdhënësja e BE-së për agjencin e lajmeve “Presheva Jonë”

“Përfaqësuesja e Lartë është në kontakt me të dyja palët. Puna për dialog vazhdon dhe ne mbajmë konsultime të rregullta me të dyja palët. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, qeveria e Kosovës duhet të pezullojë tarifa.”, shprehet Kocijancic. (“Është e qartë se qeveria e Kosovës duhet të pezullojë tarifat për të lejuar rifillimin e shpejtë të Dialogut.”)

Derisa flet për pezullimin e taksës, zëdhënësja e BE-së thotë se edhe Serbia duhet të bëjë punën e saj, sidomos në raportet ndërkombëtare, për të ruajtur një mjedis të favorshëm për Dialog.

“Serbia gjithashtu duhet të bëjë pjesën e saj, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, për të ruajtur një mjedis të favorshëm për Dialogun. Ballkani Perëndimor është Evropa dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE-së, e një Bashkimi Evropian më të fortë, të qëndrueshëm dhe të bashkuar..” (“The Western Balkans are Europe and will be part of the EU’s future, of a stronger, stable and united European Union.”) ka përfunduar zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijancic.

“Me keqardhje e them se ne nuk dim se cka thote, deklaron presidenti kosovar ne Prishtinë, por e dime se Thaci nga 21 prilli 2013 deri sot nuk ka permendur kurre Luginen e Presheves ketu ne Bruksel. ”

Per fund, lobimi dhe ofanziva propaganduese serbe kunder Kosoves, bashke me lojen dhe injorimin e Prishtines deh Tiranës me shqiptaret e Lugines se Presheves ka gjasa te Presheva mbetet as, as.. dmth as me Podujeve as me Barileve, po aty n’skejt dikund afer Shumadise apo tampon zone e nxehte si «rripi i gazes»…

SHPËRNDAJE