Vëllai i kreut të AAK- së, gjeneral Daut Haradinaj ka mohuar kategorikisht zërat se  AAK është duke bërë negociata apo do të bëjë kolacion me me PDK-në . Ne kemi thënë jo dhe pikë dhe tash  mediat tona nëse nuk kanë gjë tjetër të shkrujanë të vazhdojnë të meren me spekulime rreth kësaj teme. Z. Hardinaj në këtë inervistë të parë për ket vit për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ flet edhe për raportin dhe rezolutën e Dic Marty në Stasburg, për Mitorvicën dhe  dialogun e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu zyrtari lartë i AAK-së, gjeneral Duat Haradinaj,  për dallim nga liderët tjerë kosovarë flet pa kurrfarë frike dhe kompeleski në ektë intervistë edhe për Preshevën, Bujancin dhe Medegjën, siq  i quan ai „vëllezërit tanë andje gardhit me hile..“

Kushtrim MALIQI

Prishtinë, 30 janar / AIK-Presheva Jonë

PRESHEVA JONË  z.Haradinaj, fillojmë inetrvistën me në pyertje mjaft aktuale madje dhe preokupuese me raportin, rezolutën e Dick Marty për Kosovën në Strasburg.  Cili është opinioni i juaj rreth këtij raporti të seantorit zviceran  Marty?

DAUT  HARADINAJ:  Ne duhet të kujtojmë se në Kosovë janë vrarë mbi 20.000 shqiptarë, shumica e tyre civil të pafajshëm, duke moskursyer ketu fëmijët, gratë dhe peleqtë si dhe mbi 2 mijë femra të dhunuara…Dhe edn sot e kësaj dite nuk ju kanë ktyher nënave, nuseve burrat dhe bijtë e mbi 2000 trupa të zhdukrve, fati i të cilëve nuk dihet. Vetëm Beogradi mund tä dijës eku gjenden ato në serbi  në lumin Danub, në driogrifereë apo në tokë, në varrzea masive mbi të ckilta janë ndeetuar banesa, hotele apo fabrika në Serbi. Kurse në anën tjetër pretendon se UCK në mbrojtje të Kosovës ka bërë kësi lloj gjërash të ulta siq potencohen në raport. Jam i sigurt se e vërteta do të del shpejt në dritë dhe ajo e vërtetë do të jetë në anën e Kosovës dhe ajo e vërtet do ta ndihmonte Kosovën por në të njejtën kohë do ta demantonte raportin e Dick Martyt pasi që serbia ka bërë agresion në Kosovë, Serbia në të njëjtë kohë ka tentu që ta ul imazhin edhe të Shqipërisë dhe kjo është shumë e qartë dhe nuk ka këtu vend për hamendje,thjesht duhet që të kërkojmë që sa më shpejtë në dritë të dalë e vërteta,pasi që ajo është në anën e shqipëtarëve dhe të Kosovës,kurse në anën tjetër shpresoj se institucionet e Kosovës do ta marrin guximin që në mënyrë institucionale ta padisin serbinë për dhunën në Kosovë dhe për krimet që serbia në mënyrë të organizuar shtetërore nën udhëheqjen e Millosheviqit dhe strukturave të tija kriminale e ka shkatërruar këtë popull,dhe jo vetëm por edhe Bosnje,Kroaci etj.
 

Gjeneral Daut Haradinaj, zyrtar i lartrë  i AAK-së ne bisedë me redaktorin e AIK “Presheva Jonë” Kushrim Maliqi

PRESHEVA JONË:  Sa janë të vërtetë zërat se vëllau juaj ish-kryeministri Ramush Haradinaj paska porositur nga Haga se me PDK-në do të hyjë në koalicion vetëm në rast se Blerim Shala do të marrë postin e kryeministrit?

DAUT  HARADINAJ:  Ky ka qenë varianti i fundit, por unë mund tju siguroj dhe t’ju them një gjë tjetër se AAK nuk ka një qëndrim tjetër pos atij të vitit 2007 kur jemi deklaruar se ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë Thaqi pasi që e kemi ditur saktësishtë se kjo qeveri është në dëm të Kosovës,dhe rrethanat tjera që janë krijuar pas zgjedhjeve të reja të 12 dhjetorit kanë dhënë numra tjerë,tani ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pas do ta marrim një vendim konform situatës e cila ekziston dhe aj vendim do të jetë i fuqishëm po aq sa aj i 2007 kundër qeveris ku do të marrë pjesë PDK dhe Hashim Thaqi,me këtë dua të them se ne nuk duam të jemi pjesë e qevcerisë së PDK-së. Ne do të jemi një ditë në qeveri me ata njerëz vetëm me duar të pastra. Këtë mendim timin e kanë edhe shumë të tjerë brenda partisë tonë. Megjithë po rikonfrmoj se ne kemi vendsour njehre se jo në kolacion me PDK-së dhe pikë dhe nga AAK nuk ka kthim mbrapa sikur siq nuk ka kthim mbrapa nga pamvaerësia e  Kosovës. AAK-ja nuk do të jetë kurr pjesë e marifetllëqeve të Hashim Thaqit. Ra, ne kemi thënë jo dhe pikë dhe mediat tona që nuk knaë gjë tjetër të shkrujanë të vazhdojnë të meren me spekulime rreth kësaj teme.

 
PËR  STAGNIMIN (74) E NJOHJEVE TE REJA TE KOSOVËS NUK JANË FAJTOR VETËM HYSENI APO BASHKËPUNTORJA  E TIJ CITAKU

PRESHEVA JONË: Z gjeneral, siq e dini njohjet e shtetit të Kosovës nga vendet botërore ka arritur numrin 74 dhe sikur t mos ihste z.Pacolli as aty nuk do të ishte.  Pra z.Haradinaj  për ktë stagnim  mendoni se qëndron problemi  te Dick Marty, mqenëse kjo afere ështe tashmë së fundi,  e re dhe Kosova edhe pak ditë po kremton 3 vjetorin e shpalljes së pamavrësisë…

DAUT  HARADINAJ:  Mendoj se problemi i njohjeve të shtetit më të ri në Kosovë nuk është vetëm i ministirt Hyseni apo zëvëndëses së tij znj Citaku,mendoj se problemi i njohjeve është i gjithë Kosovës,natyrisht se kemi pritur dhe është dashur që të bëjnë më shumë ministria e jashtme por mundem të them se ka shumë lidership në Kosovë të cilët kanë raporte të mira ndërkombëtare,si z.Daci,ish kryeministri Rexhepi,Kosumi,Ceku pastaj kryetari i AKR z.Pacolli i cili edhe e ka dhënë një kontribut jashtëzajonishtë të madhë. Mendoj se qeveria nuk ka arritur që ti ofroj këtyre kushte që të lobojnë për njoje të reja për Kosovën,në këtë kontekst nuk mund ta harrojmë z.Surroi i cili ka mardhënie të fuqishme diplomatike,them se gabim i madhë ka qenë mos-ofrimi i kushteve për këta individ të cilët kanë mundur ti ofrojnë shumë Kosovës,është dashur të krijohet ekipi lobues,për të cilin është dashur të ndahej një buxhet i caktuar dhe këta të ishin njerëzit të cilët do të lobonin nëpër botë ku njohjet ende nuk i kemi marrur,në mënyrë që ti kompletojmë 101 njohje që të jemi pjesë e OKB-së,megjithëatë mendoj se këto gjëra në të ardhmen do të rregullohen pasi që edhe kryeministri në largim e ka parë që Kosova i takon të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mendoj se da ta krijojë një tryez me individ të cilët do ta japin konstibutin e vetë në marrjen e njohjeve të reja në arenën ndërkombëtare,në pjesë të Arabisë,Lindjes së Mesme,e pse jo edhe të Afrikës ku akoma nuk kemi depërtuar fuqishëm dhe nuk i kemi marrur njohjet të cilat i kemi pritur të vijnë me kohë

 
PRESHEVA JONË: z.Thaqi kishte deklaruar se problemi më i vogël do të jetë krijimi i qeverisë së re,ndërkohë që më pas është distancuar nga AKR,ju gjithashtu mohoni një koalicion me PDK-në,me gjasa as LDK nuk do të jetë pjesë e kabinetit Thaqi,si mendoni se do tia dal që PDK do ta formoj qeverinë kur e dime se edhe Vetëvendosja gjithashtu në mënyrë kategorike përjashtohet nga PDK, priten presione nëdrkombëtare ?

DAUT  HARADINAJ:  Unë them se nuk është problem formimi i qeverisë,problem është krijimi i koncepteve negative për partit politike të cilat e kanë marrur mandatin e qytetarëve,dhe mendoj se ky është gabimi më i madhë i kryeministrit në largim z.Thaqit pasi që këta po mundohen që në të njëjtën kohë të jenë edhe fl
eksibil por edhe përjashtues,unë mendoj se këta kanë gabuar shumë pasi që sot në Kosovë asnjë parti politike nuk është e gatshme që të bashkëpunoj me z.Thaqi dhe kjo dëshmon qartë se z.Thaqi e ka një agjendë jashtëzakonishtë fuqishme kundër,por në rrethanat ekzistuese aktuale shumë të vështira jam i bindur se edhe partitë politike do ta kalonë vetë veten dhe për hirë të Kosovës do të bëjnë kompromise,por jo kompromise të cilat do ta dëmtojnë Kosovën por ta nxjerrin Kosovën nga ky kaos të cilin e ka shkaktuar pikërishtë z.Hashim Thaqi. Unë mendoj se qeveria do të krijohet dhe e them se kjo qeveri nuk do të mund të jetë me mandat të plotë por do të jetë një qeveri me afate të kufizuara kohore pasi që jam shumë i bindur se zgjedhjet maksimum do të mbahen vitin e ardhshëm 2012 dhe 2013 do të na pres me një qeveri të re dhe jam i bindur se kjo do të jetë qeveri e cila Kosovën do ta ketë në derë të Europës dhe të NATO-së,gjithashtu mendoj se kjo arritje duhet të jetë vizion i të gjitha partive politike por edhe i gjithë qytetarëve të Kosovës.
 

PRESHEVA JONË:  z.Haradinaj zgjedhjet e 12 djetorit u benë si bunë, ato shkuan..Po cili është vlerësimi  juaj rreth tyre te cilat nuk i shpëtuan kritkave për manipulime si nga vednoret ashtu edhe nga ndërkombëtarët ?

DAUT  HARADINAJ:  Natyrishtë se zgjedhjet e dhjetorit nuk kanë qenë një test i mirë për Kosovën dhe këtë sepse këtë e dinë i gjithë opinioni,por mendoj që sa më herët që Kosova të arrij ti harroj ato zgjedhje atëher do ti kemi punët më mirë,mendoj se ky i mandatuar i cili do të jetë tani do ti ketë disa prioritete pak me theks më të veqantë,lidhin zgjedhor,dhe nuk do të ketë përgjegjësi aq sa i përket negociatave me serbinë pasi që niveli jonë në krahasim me serbinë nuk është i kënashëm pasi që serbia po gjenë ende përkrahje nga vende të cilat nuk e kanë njohur vendin tonë të cilat edhe nuk mund ti quaj armike por që ende nuk janë dakorduar me vendimin e shpalljes së Kosovës shtetë të pavarur,andaj mendoj se këto zgjedhje nuk kanë qenë një test i mirë nuk i kanë ndihmuar Kosovës por,përkundrazi e kanë dëmtuar Kosovën,megjithëatë Kosova tash duhet të ketë institucione dhe ne jemi të detyruar që të improvizojmë qoftë edhe një qeveri gjithë përfshirëse sepse Kosova duhet të dal nga kjo situatë dhe me u bë gati për sfidat të cilat e presin,pasi që ato janë jashtëzakonishtë të mëdha sic janë,niveli ekonomik në shkatërrim e sipër dhe shumë gjëra të tjera implementimi i gjykatës dhe i gjitha institucioneve në gjithë territorin e Kosovës,dhe të gjitha këto kërkojnë një qeveri më të fuqishme në krahasim nga kjo që e kishim deri tani e që ka qenë shkaktari i të gjitha këtyrë problemeve.
…………………………………………………………………………………………………….

DAUT HARADINAJ : PRESHEVA ËSHTË …VAZHDON NESËR

 

Daut Haradinaj nesër flet jo si gjneral por si diplomat për zhivllimet ë ballkanin e pas luftës, ai flet për Kosovën Lindore se “si na mbet me hile andje gardhit” , siq shprehet ai- Pastaj z.Haradinaj  flet po shtu edhe për për dilaogun mes Begradit dhe Prishtinës dhe Luginës së Preshevës në këtë poroces, për dënimin e nëntë shqiptarëve me 101 vjet burfg..si dhe për traziratefundit në  Shqipëri 


 

SHPËRNDAJE