Ky projekt po zhvillohet në bashkëpunim me Federatën e Sporteve për personat e verbër të Kosovës.
Në vazhdimësi të këtij projekti, sot, në Kampin Nacional në Hajvali, janë grumbulluar për herë të parë lojtarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në një turne ndërkombëtar të të verbërve, që do të organizohet nga Federata e Greqisë.
Mirëseardhje lojtarëve që do ta përfaqësojnë Kosovën u shprehu presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai, u uroi atyre suksese në këtë rrugëtim, teksa potencoi se ky projekt ka për qëllim krijimin e mundësive që të gjithë të jenë të barabartë dhe të kenë qasje për të luajtur futboll.
Ekipi i Kosovës për të verbër do të niset të premten për të marrë pjesë në turneun e Athinës.