Kryetari i Komunes se Podujeves, z. Shpejtim Bulliqi ndodhet ne shtetin austriak ku po zhvillon takime te rendesishme, te cilat priten te jene te frytshme per bujqit llapjan ne shkembimin e pervojave ne menyre qe rendimentet te jene sa me efikase, por edhe per studentet e dalluar te Podujeves qe te tu ofrohen mundesi studimi neper universitetet prestigjjoze te Austrise.
Ja postimi i z. Bulliqi:
Bashkë me drejtorët Fatlum Osmani, Fatmir Rudari dhe Vigan Salihu sot kishim nderin e veçantë të mirëpritemi në takim nga Kryetari i Parlamentit të Austrisë së Epërme(njëra nga 8 republikat austriake), z. Max Hiegelsberger.
Me z.Hiegelsberger diskutuam për tema të ndryshme që nga situata politike në Kosovë, arsimin, zhvillimin ekonomik e bujqësinë.
E njoftuam për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi si vend në zhvillim e si komunë në veçanti, folëm për vlerat e përbashkëta që ndajmë, si dhe diskutuam për mundësitë e format e bashkëpunimit që mund të kemi në të ardhmen.
Sektori i bujqësisë është një prej sferave me potencial të madh zhvillimi e nga vendet mike si Austria mund të marrim praktika të dobishme që mund t’i përdorim në vendin tonë. Në këtë takim gjithashtu paraqita kërkesën që studentëve të dalluar llapjanë t’ju ofrohen bursa studimi në universitetet prestigjioze austriake me qëllim të përgatitjes së tyre profesionale, e avancimit akademik.
Kryetarin Hiegelsberger e falënderova për mikpritjen miqësore dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. Gjithashtu e falënderoj edhe bashkatdhetarin, Shkëlzen Sinani, për pritjen dhe shoqërimin.