Gazetari ynë në bisedë me Dr.Edita Tahirin

“Fusnotën do ta shkrijë ngrohja globale”…ka pohuar  zv.kryeministrja Edita Tahir në intervistë ekskluzive për agjencinë infomative “Presheva jonë”  sipas së cilës “ne kemi marrur me seriozitet shqetësime të qytetarëve të Luginës së Preshevës të goditur me tarifa  dhe probleme doganore nga polisat. Besojmë se ditëve të ardhshme në Bruksele do të rishqyrtojmë këtë marrveshje me shpresë për të zvogëluar tarifat  e polisave doganore..”.

 

EKSKLUZIVE: INTERVISTË ME DR.EDITA TAHIRIN, ZV.KRYEMINISTRE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHËNË AGJENCISË INFORMATIVE “PRESHEVA JONË”

E pyetur rreth  pretedendimet e Setbisë të organizojë  zgjedhjet jashtë territorit të Serbisë,  në territorin e Kosovës znj.Tahiri përgjgijet se “nuk mund të mbahen dhe nuk do të lejojmë të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, sepse veprime të tilla përbëjnë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe shkeljen e marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare nga ana e Serbisë…”

 


Prishtinë, 22 mars  

 

Për  proceset në Kosovë përballë BE-së znj.Tahiri fillimisht në bisedë për “Presheva Jonë” ka phuar se ato kanë në rrugë të mbarë që sipas saj “hyrja zyrtare e shtetit të Kosovës në procesin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim është dëshmi se Bashkimi Evropian hapi zyrtarisht dyert e pranimin të Kosovës në familjen evropiane…”

Presheva Jonë: Znj. zv.kryeministrej fillimsht meqë janë mbushur një vita rrafsh nga fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Ju si kryeshefe delegacionit kosovar si vlerësoni keto negociata dhe mund të themi se brenda ketyre muajve është arritur dicka në favor të avancimit të proeseve, në këtë rast të relizimit të marrveshjeve ?

 Prishtina pro zvogëlimit të tarifave të polisave, Beogradi kundër

DR.EDITA TAHIRI: Në periudhën njëvjeçare, dialogu teknik ka arritur të prodhoj shtatë marrëveshje të cilat kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dyja vendeve, lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e dy shteteve me BE-në. Sfida kryesore tash qëndron në zabtimin e plotë të marrëveshjeve nga ana e Serbisë e cila nuk i ka përmbushur këto obligime. Rezulatet konkrete janë në avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sepse BE-ja ka hapur kapitullin zyrtar të integrimit të Koosovës në BE përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, që është një proces që vlenë vetëm për shtetet aspirante. Së shpejti fillon studimi i fizibiletit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjithë institucionet po punojmë me përkushtim për zhvillimin evropian të Kosovës, për reformat evropiane për të cilën ekziston një konsensus i gjerë. Marrëveshjet e arritura janë në harmoni me Kushtetutën e Republiksës së Kosovës dhe të interesave nacional tështetit tonë si dhe në respektim të vlerave evropiane. Ne jemi dëshmuar konstruktiv dhe me vizion evropian e euro-atlantik e cila është pranuar botërisht nga BE-ja dhe SHBA-ja si palë e tretë në këtë dialog teknik. Tash me të drejtë presim dhe kërkojmë që pesë vendet e BE-së dhe të tjerat të njohin pavarësinë e Kosovës për të cilën thirrjet ndërkombëtare janë gjithnjë e më të shpeshta, përfshirë kërkesën që zonja Ashton e përsëriti këto ditë. Njoha e pavarësisë së Kosovës nga të gjithë është një kontribut esencial për stabilitetin e rajonit, dhe Serbia e cila përmes marrëveshjeve njohu de facto shtetin e Kosovës tash duhet ta bëjë edhe de jure sepse tashmë është një realitet.

 

 

Presheva Jonë:  Sa po i rrespekton Beogradi këto marrveshje dhe mendoni se është ruajtur vija e kuqe, siq ihsit shprehur në fillim të ktij procesi negociues ?

 

DR.EDITA TAHIRI:  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si kryenegociatore kemi ndjekur një strategji vizionare në këtë dialog teknik duke respektuar plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe vijat e kuqe si dhe parimet euro-atlantike. Të gjitha marrëveshjet kanë avancuar interesat nacionale të vendit tonë dhe agjendën evropiane për Kosovën. Hyrja zyrtare e shtetit të Kosovës nëprocesin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim është dëshmi e këtij avancimi, sepse Bashkimi Evropian hapi zyrtarisht dyert e pranimin të Kosovës në familjen evropiane. Siç dihet marrëveshja për stabilizim asocim u ofrohet vetëm shteteve të pavarura dhe sovrane, pra me këtë rast BE njohu Kosovën si shtet për anëtarësim siç e tha edhe Sekretarja amerikane Hillary Clinton.

 

 

TAHIRI: “NUK U ZHDUKA”, MË KENI PARË NË TV, KISHA AKTIVTETE DIPLOAMTIKE,  NË LOBIM PËR KOSOVËN NË BRUKSEL, LONDËR, PARIS, TIRANË…

 

Presheva Jonë: Homologu i juaj serbe Stefanovic ju ka akuzuar se ju e kërkoni deri në Nish nëse preket tema e kufijve të tokave shqiptare. Mendoni se pas problemeve teknike, bisedimet po hyjnë në fazën më të nderlikuar, komplekse apo siq thuhet shpesh në fazën e „nxehtë“ ?

 

 

DR.EDITA TAHIRI:  Bisedimet në Bruksel kanë vetëm teknike dhe unë kam qenë e vendosur që asnjëherë të mos politizohen. Ne si qeveri dhe gjithe insticuionet e shtetit të Kosovës e kemi thënë qëndrimin tonë se kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë bisedimet politike me Serbinë. Po ashtu e themi se çfarëdo tendencash të Sebisë për bisedime politike prekin çështjen e kufijve në Ballkan  dhe në atë rast do të kemi ballafaqim të agjendave gjeopolitike të shteteve dhe kombeve. Mirëpo, ne jemi të përcaktuar për fqinjësi të mirë dhe stabilitet dhe besojmë që është në interesin e të gjithëve një Ballkan euro-atlantik.

 

 

 

Presheva Jonë: Pas lindjes së „fusnotave“ për ca javë disa media ishin „shqetësuar“ për “zhdukjen” e jujaj sikur i kishte kapluar malli për Edita Tahirit, siq dëshmuan edhe shkrimet  pasuese rreth jush… se znj.Tahri jo u „zhduk“, jo „humbi“ etj dhe desh edhe me ju lajmëruar në ICRC në Gjenevë si “missing” (i themi në shaka) … Pse ndodhi ky abstenim medial  ?

 

DR.EDITA TAHIRI: (ha, ha,. ha..qeshet) Pas përfundimit të raundit të fundit, unë kam vazhduar aktivitetin diplomatik në Bruksel, Paris dhe Londër për të lobizuar tek këto qendra të vendosjes për vendime sa më të favorshme të BE-së për Kosovën, sepse ishte java kur mbahej Samiti i BE-së dhe ku merreshin vendime pë ardhmërinë evropiane të Kosovës. Diplomacia është pjesë e rëndësishme e negociatave ndërkombëtare, sepse ne si palë e bisedimeve të Brukselit duhet vazhdimisht të informojmë diplomacinë për qëndrimet e shtetit tonë në dialog, si dhe të diskutojmë me ta sfidat e këtij procesi dhe gjithsesi të kërkojmë përkrahjen e merituar për angazhimin konstruktiv në këtë dialog. Po ashtu, në fund të raundit të fundit kam mbajtur një Konferencë për shtyp në Bruksel lidhur me marrëveshjet, dhe njëkohësisht Kryeministri Hashim Thaqi ka mbajtur Konferencë për shtyp në Prishtinë dhe një varg paraqitjesh tjera mediale për folur për marrëveshjet. Qeveria e jonë vepron në mënyrë qeveritare, merrë vendime dhe vepime në baza institucionale dhe të koordinuara plotësisht.

 

 

 

Presheva Jonë: Të ndalemi tek „fusnotat“, kjo fjalë njohur në linguistikë, pro jo edhe në poitike. Mund të na shpjegoi cfare i bie, cfare nënkupton kjo fusnotë në poltike¨, siq po thuan shpesh Repbuliak me fusnotë ?

 

DR.EDITA TAHIRI:  Fillimisht më lejoni të them se dëshira e jonë është që Kosova të ishte sot një shtet i njohur nga të gjitha vendet e botës. Mirëpo fakti se nuk e kemi ende shtete që nuk e kanë njohur në mesin e të cilëve pesë vendet e BE-së, atëherë formulat kalimtare bëhen mjete për tejkalimin e pengesa. Përpjekje të tilla po i shohim edhe nga ana e Maqedonisë e cila përballet me mosnjohjen e emrit nga Greqia. Kosova me këtë rast është treguar vizionare dhe pragmatike në gjetjen e rrugëve për të  përparuar integrimet evropiane, dhe për të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran i barabartë me shtetet tjera në organizatat rajonale dhe evropiane. Për dallim nga e kaluara, kur UNMIKu ka folur për Kosovën, tash Kosova flet për vete dhe nënshkruan vet marrëveshjet si shtet i pavarur dhe sovran.

 

 

 

Presheva Jonë: Ditëve të fundit në disa media ka pasur shkrime e reagime kundër misonit të juaj siq u dëgjuan disa gra të Prishtinës, tash së fundi nga akup krasnqi.kujt dhe spe initerseon koka juaj,a po kush qëndrron pas tyre ?

 

 

DR.EDITA TAHIRI: Ashtu siç ju thash më lartë, marrëveshjet e në dialogun teknik kanë avancuar interesat nacionale në respektim të kushtetutës së shtetit tonë dhe vijave të kuqe dhe Rezolutës së Kuvendit. Dialogu teknik dhe marrëveshjet e arritura janë vendime të Qeverisë së Kosovës. I gjithë procesi i dialogut, platforma, strategjia dhe rezultatet janë vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Natyrisht në një bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë perëndimor SHBA-në dhe BE-në. Kosova me luftën e popullit të sajë dhe mbështetjen e aleatëve perëndimor ka arritur lirinë dhe pavarësinë dhe me ta së bashku do të realizojë integrimin në BE, NATO, OKB dhe institucione tjera ndërkombëtare. Sa i takon kritikave dhe kritikuesve i ftojë që analizat dhe vlerësimet për rezultatet e dialogut ti bëjnë me një çasje strategjike dhe vizionare, sidomos ata të cilët kanë qenë pjesë të negociatave në Rambuje dhe Vjenë.

 

Presheva Jonë: Serbët e Kosovës si duke të jenë të vendosur të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Mendoni se ato do të ndodhin dhe si do të reflektoheshin në perspektivën e Kosovës sidomos në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ashtu keshtu frazhile ditve te fundit ?

 

DR.EDITA TAHIRI:  Nuk mund të mbahen dhe nuk do të lejojmë të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, sepse veprime të tilla përbëjnë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe shkeljen e marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare nga ana e Serbisë. Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se përderisa ka marrë statusin e kandidatit në BE, duhet të sillet në mënyrë evropiane në rajon dhe ndaj shteteve fqinje, ndërkohë që BE- ka për obligim ta detyroj Serbinë që të ketë çasje evropiane sepse këto janë obligime për të gjithë shtetet aspirante të BE-së që të kontribuojnë për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.

 

 

Presheva Jonë: Nësekomuniteti ndërkombëtar lejon mnajtjen e këtyre zgjedhjeve serbe edhe ne territorin e Kosovës, mendoni s ezgjedhjet e ardhshme të Kosovës duhet te perfshihen edhe ne Luginën e Preshevës ?

 

DR.EDITA TAHIRI:  Rajoni jonë mund të jetë stabil dhe paqësor vetëm në bazë të parimit të respektimit të parimeve evropiane dhe euro-atlantike, andaj secili shtet është i obliguar të respektoj shtetet tjera duke mos ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit tjetër, që njëkohësisht është edhe një prej parimeve themelore të sistemit ndërkombëtar. Kosova është shtet i ri por serioz dhe i përgjegjshëm ndaj parimeve ndërkombëtare, por sfida kryesore në rajon është sjellja e papërgjegjshme e Serbisë dhe kjo çështje duhet të trajtohet më seriozisht nga Baskimi Evropian, SHBA-ja dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare.

 

 

TAHIRI: JAM OPTIMISTE SE Në TAKIMET E RADHËS NË BRUKSEL EDHE QËSHTJA E POLISAVE PËR QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DO TË RREGULLOHET

 

Presheva Jonë: Disa herë keni takuar liderë, përfaqësuesit e Luginë së Preshevës ku temë diskutimesh keni pAsur diplomat, pasatj edhe polisat. Kjo e fundit duke të jenë shumë shqetësuese meqë ka goditur fortë qyterarër e Luginës së Preshevës. Mendoni se kjo marrëveshje me Serbinë do të rishqyrtohet apo edhe Kosova ka mundësi, nëse jo për t’i elimunuar gjithë, bile t’i zbusin ato tarifa, sanksione vënë udhëtarëve tanë ?

 

DR.EDITA TAHIRI:  Kam pasur disa herë takime me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe angazhimi jonë si Qeveri është që të respektohen drejtat etnike legjitime të shqiptarëve atje sipas standardeve ndërkombëtare. Serbia duhet ti respektoj plotësisht të drejtat e komuniteteve, në veçanti të shqiptarëve sepse minoritetet janë ura lidhëse mes shteteve fqinje. Marrëveshja për diplomat është në fazën përfundimtare për zbatim dhe këto ditë do të bëhet njoftimi zyrtar për procedurat e aplikimit nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë ajo që ka kërkuar me insistim arritjen e kësaj marrëveshjeje në Bruksel duke marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve të luginës së Preshevës. Kjo marrëveshje ju mundëson njohjen e diplomave të universiteteve të Kosovës që ju jep mundësi vazhdimit të studimeve apo për punësime.  Sa i takon polisave dhe tarifave të larta, ju jen në dijeni se qëndrimi jonë ka qenë në favor të tarifave të ulta apo heqjen fare të tyre sepse kemi pas parasysh gjendjen ekonomike të qytetarlve, mirëpo pala serbe nuk ka pranuar, mirëpo pas reagimeve të shumta nga ana e qytetarëve përfshirë edhe protestat, ka një gatishmëri së paku verbale nga ana e Serbisë që në Bruksel të gjejmë një zgjidhje të favorshme. Një grup ekspertësh tre palësh i kompanive të Sigurimeve nga Kosova, Serbia dhe BE-ja është duke punuar intensivisht për zgjidhjen e këtij problemi dhe presim zgjidhje të shpejtë.

 

POLICIA KUFITAR E KOSOVËS NUK KERKON PASAPORTA NGA QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS, VETEM NËSE ATA VETË JU OFROJNË…

 

Presheva Jonë:  znj.zv.kryeminsitre ditëve të fundit disa qytetarë të Serbisë janë ankuar se në disa pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë policia doganor e Republikës së Kosovës këtyre ju paska kërkuar pasaporta. Qytetarët e Luginës së Preshevës sot mund të hyjnë në Kosovë me pasaporta apo vetëm me letërnjoftime?

 

 

DR.EDITA TAHIRI:  Lëvizja e lirë e shtetasve të të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel realizohet përmes letër njoftimit, model ky që tashmë gjerësisht zbatohet në tërë rajonin në frymën e vlerave evropiane.  Gjatë kalimit shtetasit e të dyja vendeve marrin në pikat kufitare marrin nga autoritetet e shteteve përkatëse  një letër përcjellëse për hyrje dalje. Natyrisht se kalimi mund të bëhet edhe me pasaporta, dhe  në raste të tilla zbatohen procedurat kufitare përkatëse nga  policia kufitare. Mirëpo, policia kufitare nuk i kërkon pasaportat dhe sipas burimeve zyrtare një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përveq nëse shtetasi nuk ka disponuar me leje të njoftimit.

SHPËRNDAJE