EKSKLUZIVE PËR “PRESHEVA JONË”: Intervistë me zv.kryeministren e Republikës së Kosovës znj.Edita Tahiri, drejtuese e delegacionit kosovarë në bisedimet e Brukselit me Serbinë
 „Unë do të vizitoj Beogradin, një gjë e tillë mund të realizohet një ditë,  pse jo. Bile ftesë të tillë ne kemi pasur. Unë personalisht si kryesuese e delegacionit të Kosovës në negocitatat me Serbinë si dhe si pjesë e historisë, e dhembjes dhe vuajtjeve të Kosovës një vizitë të tillë mund ta realizojmë në Beograd vetëm atëherë kur Serbia do të njoh shtetin tonë, do t`i kërkoj falje zyrtare popullit shqiptarë për krime dhe gjenocid nga Serbia…“

 
Prishtinë, 4 korrik / AIK-Presheva Jonë

Situatat aktuale në Kosovë, bisedimet nga raundi i fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, lobimi (jo) aktiv pro pavarësisë së Kosovës si dhe diplomat dhe cështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishin temë bisede me kryeshefen e delegacionit kosovar në negocitatat e Bruksellit  mes Prishtinës dhe Beogradit.

 
 
NE DO TË SHKELIM SERBINË PASI BEOGARDI ZYRTAR TË NJOH PAVARËSINË E KOSOVËS DHE TË KËRKOJ FALJE PËR KRIMET DHE GJENOCIDIN SERBË KUNDËR SHQIPTARËVE

Presheva Jonë: Znj.Tahiri, fillimisht  mund të na thoni sa jeni e kënaqur nga rundi I fundit i bisdimve mes Kosovës dhe Serbisë që u mbajt në fund të javës që shkoi në Bruksell ?

Edita TAHIRI:  Po negociatat teknike mes Kosovës dhe Serbisë mund të them se kanë progresuar deri më tani duke prodhuar përparime të mira si në paraqitjen e ideve ashtu edhe në afrimin dhe zbatimin e tyre drejt zgjidhjeve të cështjeve të caktuara. Siq kemi njoftuar në rundin e radhës të dialogut në Bruksell, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë arritur marrëveshjet e para, pra tri marrëveshjeve të fundit, marrëveshje këto të cilat do të janë në favor të palëve, dy shteteve..  Bisedimet kanë kaluar në mënyrë konstruktive duke  u arritur tri marrëveshje, sikur ajo  për lirinë e lëvizjes, për regjistrat civilë dhe për njohjen e diplomave. Sipas këtyre akordeve Kosova dhe Serbia do të marrin përgjegjësi për të zbatuar marrëveshjet që do të arrihen. Më pas do të krijohen edhe mekanizma, të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e të arriturave. Me lëvizje të lirë nënkuptojmë që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të lëvizin me leje njoftimi, e cila metodë aplikohet sot edhe me vendet tjera fqinje si me shqipërinë dhe Maqedoninë. Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe me Malin e Zi. Përveq lëvizjes së lirë të qytetarëve mes dy vendeve  Kosovës dhe Serbisë ne jemi duke punuar edhe për lëvizje të lirë të tregtisë, mallrave nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas ku vulat e doganave do të njihen nga ana e dy palëve. Poashtu jemi afër arritjes së marrveshjes edhe në fushën e telekomunikacionit e cila do të reflektohet menjëherë në ndalimin e funksionimit të operatorëve ilegal, siq dihet sot janë disa të tillë në Kosovë e problem tjera teknike si ato të energjisë dhe ato të dokumentacioneve, katastrale etj..Pra mund të themi se muaji korrik do të jetë muaj i marrëveshjeve, ku pas marrëveshjeve të 2 korrikut, presim gjatë këtij muaji në raundin e  gjashtë të radhës në bruksel dhe marrveshje tjera gjithnjë të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe faktori ndërkombëtar. Sikur BE edhe qeveria jonë është e interesuar që të kemi sa më shumë marrëveshje në mënyrë që do të fillojnë të zbatohen, fundja edhe qëllimi I këtyre bisediemeve dhe angazhimit tonë janë zbatimi I marrëveshjeve në praktikë, në jetën e përditshme të cilat do të jenë në dobi të qytetarve tanë dhe vendti fqinjë me të cilin jemi në bisedime e sipër.

Presheva Jonë: Znj.Tahiri, erdhi si erdhi ky kolegu juaj Borko Stefanovici në Prishtinë, mendoni që edhe ju së shpejti ta shkelni Beogradin ?

Edita TAHIRI: Pranimi ynë për t’u ulur në këto bisedime me Serbinë është ky vullneti ynë si popull dhe qeveri për pranimin e vlerave evropiane dhe për shpejtimin e procesit të anëtarësimit të shtetit tone në BE, natyrisht me fqinjësi të mire me vendet që na rrethojnë.  Dhe tash, qëndrimi i Borko Stefanovicit në Prishtinë ishte një vizitë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të dy shteteve. Ne e kemi mirëpritur atë, kemi biseduar për një të ardhme më të mire, më me perspektivë për dy vendet. Siq dihet me Serbinë kemi  pasur një të kaluar dhe histori të hidhur me pas një lufte dhe agresioni nga ta. Por, siq e dini, bota dhe komuniteti ndërkombëtar edhe para nesh dhe tash është ballafaquar me probleme, zënka e luftëra të shumta ,por sot bota e civilizuar ju është kthyer bashkëpunimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve për interesat e popujve dhe interesat e strategjive  të përbashkëta. Kemi shembuj të shumë shteteve që pas luftarve apo konflikteve të shumta janë ulur në tavolinën e dialogut, dhe ato sot janë mike, janë bërë vende stabile dhe faktor stabiliteti duke shtrirë dorën e pajtimit dhe duke vendosur marëdhënje të mira fqinjësore. Ndërsa, rreth  asaj se kur unë do të vizitoj Beograd , një gjë e tillë mund të realizohet një ditë,  pse jo. Bile ftesë të tillë ne kemi pasur. Unë personalisht si kryesuese e delegacionit të Kosovës në negocitatat me Serbinë si dhe si pjesë e historisë, e dhembjes dhe vuajtjeve së Kosovës një vizitë të tille ne mund ta realizojmë në Beograd vetëm atëherë kur Serbia do të njoh shtetin tonë, do të kërkoj falje zyrtare popullit shqiptarë për krime dhe gjenocid nga Serbia.

 
 
PËRFAQËSUESIT E LUGINËS SË PRESHEVËS DUKET SE KANË HASUR NË MIRKUPTIM NGA SYGJERIMET TONA RRETH NEGOCIATAVE MES KOSOVËS DHE SERBISË, SE ATO JANË TEKNIKE  

Presheva Jonë: Znj.zv.kryeminstre, ditë     më parë keni pritur përfaqësues nga Lugina e Preshvës dhe duket e kanë kuptuar mesazhin e juaj rreth (mos) përfaqësimit të Luginës në këto negociata. Meqenëse po thuhet se këto negociata nuk janë politike, por cështja e diplomave të studentëve shqiptare nga Lugina e Preshevës është më shumë e natyrës adminsitartive dhe teknike më duket se sa politike?

Edita TAHIRI: Po , po padyshim se edhe njohja e diplomave të shkollave dhe universitare do të jetë temë jo vetëm debat por edhe temë zgjidhje problemit të tyre në kuadër të bisedimeve  mes Kosovës dhe Serbisë.  Në raundin e parë ne e kemi paraqitur , parashtruar problemin se si ne mendojmë që duhet zgjidhur problemin e diploamave. Kur është fjala për zgjidhjen e problemit të diplomave e kam fjalën për njohjen reciproke të diplomave, sepse vetëm ne nuk kemi proleme të njohjeve të diplomave nga ana e Serbisë të studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës që studiojnë në univesritet tona, por edhe diplomat e studentëve serbë në Mitrovicë ne nuk i nj
ohim përderisa në logot e tyre shkruan Serbia apo ka simbole tjera me elemente të Serbisë. Do shtuar se përveq Kosovës edhe rreth 80  vende tjera të cilat kanë njohur Kosovën shtet, nuk do të njohin diplomat serbe dhe ata mund të punojnë apo  vazhdojnë studimet vetëm jashtë vendeve të BE-së, apo jashtë SHBA-ve..diku në vendet e Afrikës apo aty-këtu në ndonjë vend arab apo edhe në Serbi.  Prandaj, pa njohjen e diplomave të studentëve shqiptarë nga Lugina  e Preshevës nga ana e Serbisë, padyshim nuk do të ketë nga ana jonë  njohje të diplomave të studentëve serbë në Mitrovicë. Po do të ketë njohje të këtyre diplomave në Mitrovicë, vetëm atëherë kur në logo do të shkruhet Republika e Kosovës. Sido që të jetë, nga pala serbe, kemi marrur disa ide dhe tash jemi duke diskutuar e shqyrtuar modalitete e këtyre propozimeve dhe jemi optimist se shumë shpejtë do të zgjidhet edhe problemi i diplomave. Prandaj, me zgjidhjen e problemit të diplomave universitetet në dy shtetet, padyshim se edhe studetët nga Lugina e Preshvës që studiojnë Kosovë do të përfitojnë shumë dhe nuk do të kenë më pengesa e as sfida të kësaj natyre dhe ata mund të punësohen apo vazhdojnë kudo në botë. Fundja me problemin e diplomave janë më humbës studentët serbë se sa ata shqiptarë, sepse këta të fundit mund të punojnë apo të vazhdojnë studimet posdiplomike kudo në botë, përveq në Serbi ndërsa tek studentët serbë të Kosovës  ndodhë e kundërta..Me njohjen reciproke të diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë, përfitojnë studentët e Luginës së Preshevës. Sa i përketë përfaqësimit të interesave të shqiptarëve etnik nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja në këto negociata me Serbinë..lidhur me ketë unë kam pritur disa delegacione, përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe ju kam bërë me dije se ky është dialog teknik dhe nuk merret me tema politike ku edhe delegacionet mes dy shteteve janë qeveritare dhe jo të minoriteteve apo komuniteteve. Të cilat sygjerimet dhe mesazhet tona  kanë hasur në mirkuptim edhe tek përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Bujanoc dhe Medvegja.  

Presheva Jonë: Përkundër asaj se flitet për negociatat se ato janë teknike dhe jo politike, mgjithatë dëgjojmë zëra, sidomos nga pala serbe, ajo e Beogradit për nadrje apo këmbi territoresh,ku në disa raste përmendet Mitrovica dhe Presheva. Për cka në të vërtet flasin këto deklarata?

Edita TAHIRI: Qeveria  e Republikës së Kosovës ka hyrë në këtë diaolog teknik për të përbushur një obligim ndërkombëtar nga rezoluta e përgjithshme e Asamblesë së OKB-së por edhe pë të pëmbushru obligimet dhe rekomandimet e kushtetutësë së Republikës së Kosovës. Pra, Kushtetuta e Kosovës është bazë  jona për ndërtimin e platformës së bisedimeve kështue që aty jnaë vijat e kuqe që temt potlike aty nuk bisedohen, sovraniteti e as integriteti territorial nuk bisedohet…shkrut mund të bisedojmë me servbët për gjtihcka coftë në Bruksell apo edhe në Boegrda, por asesi për statusine  Kosovës. Procesin e dialogut teknik e përkrahin BE dhe SHBA-të duke kundërshtuarf cdo përpjekje të Serbisë që ketij procesi t’i japin kahje tjetër.. . Prandaj, cfarë ata flasin për ndarje e ndrrim territoresh kjo ne fort nuk qajmë kokën,  ështe punë e tyre qoftë për marketing politik qoftë iks interesa të pales serbe, fundja keto dekalarta nuk janë dicka në reja nga serbët. Me keto pronocmime të Beogradit apo përfa¨qesuesve serbe rreth Ksovës qofshin për nadarje apo kembim territoresh dëshmojnë edhe atë se Serbia e nde nga poltikatg hexhemoniste apo krijimine Serbisë së Madhe…sepse siq diuhe tidetë e nadrajej prekin kufijtë ballkanit, sespe nuk mujnd të flitet vetëm për një pakicë, ta zëmë atë serbe në Kosovë. Cdo përpjkje për ndarje apo drrim territoresh në baza të pakicave beogrdait  e dim ë së mire se ata do të jnë humbës, kur dihet se sot në Serbi kemi mbi 20 minoritete hiq ceshtjen shqiptare në Luginën e  Preshevës, apo atë të Sanxhakut e Vjovodninës… Me keto prononcime pë kembim territoresh qoftë mes Mitrovicës me Preshevën, apo tjera, de fakto hapet tema e kifgijve e cila teme nuk do te ndalet ketu. Dhe keto ide apo më mire do t’i quaja si apetite serbe,  do te venin mabrë Ballkanin në një situate shumë te komplikuar të ridefinimit të kufijve. Prandaj, keto lojra të rrezikshme me kohë komuniti ndërkombëtar i ka kundërshtëuar, sepse e diNnë mire se kjo është lojë me zjarrë. Sa i përket statusit të minoritetit serbë në Kosovë me shqipatrët etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ne pajtohemi për një zgjidhje adekuate, që të gëzojnë dy palët të drejta të barabart dhe jo dikush të priveligjohet e dikush të diskriminohet. Dhe padyshim formulae e reciprocitet do të ishte zhdhihja me demkartike dhe më adekuata për cështjen e shqiptareve në Luginën e Preshevës me atë të serbëve në Kosovë.


Presheva Jonë: Znj.Tahri kam një përshtypje se në Kosovë po bëhen fjalë të mëdha, por bëhen punë të vogla. Flitet për lobim, flitet për premtime..por duket se njihjet e reja sikur po ecin ngadla., Ketu dcika po zihet ose Serbia ehste ne ofanziv dhe po lobon me fuqishem kundër Kosovës ose Kosova diplomacija e saj nuk është efikase, shkurt, nuk di të lobojë. Nëse për cdo shengjergj apo për cdo vjet nga dy shtete na njohin, llogaria laspit del se Kosova mbetet ende shumë larg nanëtarësimit  në OKB apo BE ?


Edita TAHIRI:
Analizën e lobimeve dhe rezultin duhet shikuar edeh në kontesktine zhvillimeve poltike në Kosovë. Siq e dini vitin e kaluar ne kishim zgjedhje të jashtëzakonshme, ku pastaj mori kohë konsuludimi i instucioneve legjitme që dolën nga keto zgjedhje. Tash ne si qeveri e re kemi hartuar strategjinë për lobim  e cila nënkupton rritjen e kapaciteteve lobuese të shtetit,  por edhe miqve tanë, ndërkombëtarëve dhe qeverive botërore të ikuadruar në lobime pro njoheve të reja.  Strategjinë gjeografike të lobimit  e kemi fokusuar në rajone ku disa htete të botës me influencë do të jenë target  e lobimeve tona, dmth në favor të nhohjeve të reja të shtetit të Kosovës. Po ashtu cëszjen e lobimit duhet shikuar edhe ne sferen e zhillimeve globale, Siq e dini ju ditëve të fundit në agjendën e diplomacisë ndërkombëtare të zhvillimeve në botë në epiqendër kishte ngajrje  tjera tjera mjft inderesante  si ajo “pranvera arabe” apo tregjedi të ndryshme në planetin tone. Përveq kësaj qveeria jonë në kuadër të këtij lobimi është përqëndruar edhe në refroma mbrenda vendit, avancimin e procesve demokaritke zvhillimt ekonomik, permisimin e  kushteve sociale dhe luftën kundër krimit të oirganizuar për të fuksionuar shteti juridik dhe gjitha këto do të jenë në favor të lobimit  bashkë me përmisimin e imazhit të Kossvës në arnën ndërkombëtare, duke dëshmuar se jemi shtet stabil me synime dhe integrime evropiane dhe instanca tjera botërore.

SHPËRNDAJE