“Autortet serbe kanë njoftuar Tiranën zyrtare se pasaportat jugosllave do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2011…” ka delaruar sot gjatë një interviste për AIK  “Presheva Jonë” zv. Minstesha e PJ të Shqipërisë znj. Edit Harxhi.

Gjenevë/Tiranë 11 janar AIK-Presheva Jonë

Se si e shpjego rastin e incidentit të fundit në portin e Durrësit, kur policia shqiptare bllokoi  mbi 100 kosovarë me pasaporta “jugosllave” zv.shefja e diplomacisë shqiptare nznj.Harxhi në vazhdim pohon se “Megjithse, Serbia, kohe më parë ishte deklarur se këto pasaporta kishin dalë jashtë përdorimit. Dhe për këtë arësye ishte krjuar incidenti, konfuzioni i padëshiruar me kosovarët në njërin nga portet tona për cka ne shprehim keqardhje për këtë rast rme 100 qytetarët  nga Kosova, posedues të këtyre pasaportave të cikët u ndaluan për ca ditë në portin e Durrësit që të kalonin kufirin drejt Italisë…”

Zonja Harxhi në vazhdim ka shtuar për “Presheva Jonë”  se “vendimi i ri i palës serbe ka hyrë në zbatim që nga dita e martë, për të eliminuar pengesën për qytetarët nga Kosova dhe nga Serbia që kishin ende pasaportat e kuq te ish- “Jugosllavisë”, Sipas diplomates shqiptare “Serbia, por edhe Kosova kanë në qarkullim dokumenta të reja të identifikimit, pas ndryshimeve të fundit gjeo-politike në rajon. “Ka pasur një vendim të ministrisë së jashtme serbe nga Beogrdai në të cilën thuhej se pasaportat e Republikës së Serbisë do të kishin një afat skadence deri në datën 31 dhjetor të vitit 2010. Kjo natyrisht i ka bërë autoritetet shqiptare, në bazë të notës verbale që ka mbërritur nga ambasada e serbisë në Tiranë, pasatj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe një tjetër njoftim i ngjajshëm në deparatmentin e drejtorinsë doganore, përb të marrur masa për t’iu përgjigjur kësaj note verbale që ka ardhur nga Serbia. Kjo është ajo çfarë ka ardhur tek ne zyrtarisht dhe ne kemi zbatuar pikërisht atë që do ndodhte dhe në vende të tjera dhe nuk besoj se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por edhe në vende te tjera ku një notë verbale e tillë ka ardhur nga autoritetet serbe…

S a ishiin ne  dijeni kosovaret rreth këtij vendimi te Serbise znj.Harxhi për AIK “Presheva Jonë” shpjegon  duke phuar se “nuk e besoj një gjë të tillë , sepse ne nuk mund t’i klasifikojmë  se cilët janë këta qytetarë, shqipatrë  të Kosovës apo të Preshevës. Prandaj ne duhet të na kuptoni. Kjo dallim nuk mund të bèhet për shkqe të shumta , meqë deri para ca vitesh një numër i konsiderueshëm i  qytetarësh të Kosovës kanë qenë të pajisur me pasaporta të Serbisë, por këtu nuk mund të mohosh faktin që ka pasur edhe qyteatrë  të Preshevës.  normale që këta qytetarë duhet të ishin të informuar nga shteti serb, duke qenë se janë shtetas të Serbisë. Me qëllim të evitimit të ketij incidenti dhe pëe tmos u përsëritur më dje në otër e pas dites kemi pranuar  kërkesën e ministrisë së jashtme të Shqipërisë drejtuar ambasadës së Serbisë, një konfirmim, sërish një notë verbale nga ambasada e Serbisë ka është konfirmuar dhe më tej nga ambasada jonë në Beograd, ku ndër tjera  thuhet që ky afat është prelonguar deri në 31 dhjetor të këtij viti, i cili vendim nga dita e sotme ka hyrë nèë fuqie me shpresë që tash e tutjemë nuk  do të ketë probleme të kësaj natyre probleme me kalimin e shtetasve të Serbisë të cilët posedonin edne pasaporta të “Jugosllavisë”  për të kaluar kufirin në vendet Schengen-it..”

Se cfarë mendon rreth raportit të Dick Marty për Kosovën, raport ky i cili do të jetë ne debatin e ardhshëm të parlamentarve të Asamblesë së KiE dhe si mund  të jetë reflektuar në marëdheniet fqinjsore ?, diplomatja shqipatre znj.Harxhi për agjencine “Presheva Jonë” përgjijet për  se “nuk mund të them se këto marrëdhënie nuk janë ftohur  apo nuk janë reflektuar negativisht pas aferes se seantort zvcieran me raportin e tij. Gndryshe ga ana jonë ne kemi qenë shumë të hapur dhe kooperativ  për çdo lloj hetimi dhe ne do të dëshironim shumë që ky hetim të nxirrte pikërisht atë të vërtetë që ne kemi kaq vite që e pohojmë. Fundja, edhe ato të dhëna që janë paraqitur në raportin e përfaëqësuesit të KE Dick Marty, për ne mbetet një rparoj spekulativ dhe misterioz.Pradnaj, ne presim një vendim nda drejtësia ndërkombëatre, natyrisht në bashkëpunim me vendin tonë  që do të marrë votimi që do të bëhet nga Asambleja Parlamentare në KiE më 25 janar të ketij viti…”

Ndërsa rreth heqjes ë vizave të qytetarve të Shqipërisë për vendet e Schengenit nga 15 dhjetori i viti të kaluar znj.Harxhi në fund përgjigjet se “ky hap i angazhim i Brukselit dhe Tiranës zyrtare dëshmno se Shqipëria ka punuar mjaft në këtë drejtim për t’ju mundësuar edhe qytetarëve tanë lëvizjen e lirë sikur gjithë popujve tjerë evropian. Ky progres padyshim ka hapur rrugët tjera të integrimeve të vendit tonë drejt instancave tjera evropiane dhe ndërkombëratre. .” . Në fund znj.Edit Harxhi duke uruar Vitin e Ri qytetaëve te Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës shpreson  se sikur qytetaret e Shqipëris edhe ata të Kosovës një të afërme jo të largët do të jenë pjesë e Evropës.  “ Shqipëria dëshmoi se tashmë është e gatshme që pas anëtarësimit në NATO t’i bashkohet edhe familjes së madhe të Bashkimit Evropian…” përfundon për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë diplomatja shqiptare zonja Edit Harxhi.

SHPËRNDAJE