Stamboll, 1 janar -(e plotesuar) Blanci terrorist i atentatit te fundit ne Stamboll goditi 39 persona per vdekje dhe 69 tjerete plagosurit. Tre shqiptarë u qëlluan nga sulmi me armë në Stamboll, një i vdekur dhe dy të plagosur, raportoi gazetarja e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” nga Turqia. Kjo eshtë konfirmuar sot edhe nga autoritetet turke. Zyrtaret nga  MPJ turke kane konfrimuar për “PJ” se ne mesin e te qelluarve ne Stamboll shumica jane shtetas turq, por aty mund të kete edhe me orgjine shqiptare. “Ata nuk janë vetëm tre por m,und te jene më shumë. Ata shtetas tanë nuk jane me kombësi shqiptare e as kosovare, por per ne ata jane “arnavut” apo siq i thuani ju shqiptar”, thone autoritetet nga Ankara.

Nga ajo që raportohet këtë të hënë, asnjëri prej tyre nuk është me kombësi shqiptare e as kosovare.

Tre shqiptarë u qëlluan nga sulmi me armë në Stamboll, një i vdekur dhe dy të plagosur

Ende pa u harruar mire viktimat nga atentati mbi ambsadorin rus me 20 dhjetor ne Ankara ku pati dhjetra viktima e të plagosur  ku ne mesin e tyre ishte edhe një shqiptare me emrin Leyla Gündoan me nënshtetësi turke, mbrëme ndodhi tregjedija tjeter ne nje klub nate ne Stamboll duke shkaktuar 39 te vdekur dhe 69 te plagosur nga nje atentat terrorist te cilët festonin nderrimin e motmoteve.

Korrespondetja e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” nga Turqia ka mesuar se atentati i fundit ne Stamboll ka prekur serish edhe shqiptaret. Tre persona me origjine shqiptare  janë viktima nga sulmi i fundit terrorist në Stambull. Një i vdekur dhe dy të plagosur jane shtetas te Turqisë, por  me origjine shqiptare. Emrat e tyre ju japin diteve ne vijim, raporton  agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Ministria e Mbrendshme nuk ka përcaktuar edne  identitetin e 21 të vrarëve në sulm. Ajo po vazhdon punën për identifikimin edhe te 18 personave tjerë , 16 shtetas të huaj dhe qytetarë të Republikës së Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka deklaruar se agresori është ende në kërkim. Forcat speciale kanë nisur kontrollin e ndërtesave për rreth klubit të natës në Stamboll.

Sipas “Presheva Jonë” atentati i mbrëmshem  ne Stamboll (31 dhjetor 2016) është i 16 sulm terroriste që kanë ngjarë gjatë dy dekadave të fundit në Turqi, keshtu  duke marrur jeten e  mëse 700 personave.

Pas sulmet terroriste në Stamboll Ministri i Brendshëm Sulejman Soylu dhe ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag doli në vend te aktit terrtiuost që të shqyrtojë ngjarjen.

Në mesin e të vrarëve në sulm jane 12 Turqia, nga  Arabia Saudite 7,Iraku-3, Libani-3, Tunisia-2, India-2, Jordan-2, Kuvajt-1, Kanad-1 si dhe nga 1 shtetas sirianë, afgan dhe izraelit, kurse  identiteti i personit të katërt nuk eshte përcaktuar ende.

Sipas analizave dhe Mjekësisë Ligjore të cilët humbën jetën e tyre, amrat jane si  më poshtë: Mustaf  Xhelal  Abazi, Mustafa Kaya, Baran Xhemali, Mustafa Barin, Kenan Kutluk, Ahmed Saud Alfadul, Muhammed Saud Alfadul, Hatixhe Aslandogi,  Burak Yıldız (polic), Fatih Çakmak, Jonuz Gormek, Ahmed İsam, Basma Abourazaqi, Hatixhe Karqılari, Bahadır Çakıri, Ajhan Arıq, Mustafa Seymen, Hatixhe Uyar, Ahmed Raad etj..

Ne sulmin terroist ne Stanboll 11 viktimat e para shtetas turq iu janë dorëzuar të afërmve dhe jane te gatshme per  varrim. ndersa ndaj 28 tjerve jane duke u bere hetime në vazhdim. Ne mesin e viktimave 14 ishin gra.

Eshtë interesant te theksohet, se sa here qe ka atentate terroriite ne Turqi, shqiptaret eshte e pamundur qe t’mos preken nga këto sulme, ngjerje tragjike qoifte em vitkima apo të plagosur, cka nënkupton se sa shume shqiptare mund të jene ne ketë vend me 80 milionë banorë ?!, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha formave të sulmeve nga grupet terroriste dhe përkrahësit e tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona në një sulm me armë në një lokal nate në Stamboll

SHPËRNDAJE