Vetëvendosje në këto momente po e nis ushtrimin për protestën e paralajmëruar kundër aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese duke i bërë presion të hapur asaj. Por, respektimi i distancës sociale nga pamjet që shohim është absolutisht tmerrues.
Në pamjet e kapura nga Periskopi vërehen qytetarët të cilët rrinë fare afër njëri-tjetrit, me shumicën që madje edhe po fërkonin ose preknin trupat me njëri-tjetrit ndërkohë që distanca nuk ishte as 10 centimetra.
Po ashtu, edhe në shesh shihet afërsia e rrezikshme mes protestuesve duek e rritur edhe rrezikun kësisoj për përhapjen e koronavirusit të ri, Covid-19.
Qeveria e Kosovës e kishte mbajtur mbyllur në karantinë të ndjerin Agon Musliu në fillim të këtij muaji në emër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan Periskopi.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbledhur edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në orët e fundit të afatit të tyre. Nuk dihet nëse mund të dalë ndonjë vendim për çështjen që ka përçarë politikën vendore gjatë mbrëmjes së sotme.

SHPËRNDAJE