Klinika Infektive njofton se sot janë të shtrirë 21 raste, 12 prej tyre janë me Covid-19.

Sipas Infektives, prej tyre dy janë në gjendje të rëndë.

“8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike”, njofton Infektivja përmes raportit të infektologes Sadie Namani.

Deri tash në Kosovë janë raportuar 895 raste me koronavirus, 657 të shëruar dhe 28 të vdekur.

SHPËRNDAJE