Të besohet se mund të ecet përpara drejt negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, pa e zgjidhur kontestin e emrit, është koncept i rrezikshëm.
Më i qartë duket se nuk ka qenë kurrë Komisari për Zgjerim pranë BE-së, Shtefan Fyle, në intervistën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë, e cila do të publikohet e plotë të dielën.
Fyle ka theksuar se do të ishte naive të besohet se Maqedonia të fillojë me negociatat për anëtarësim, pa zgjidhur paraprakisht kontestin e emrit me Greqinë.
“E para e punës, e di se mundësia për të ruajtur ose për ta lënë anash çështjen e emrit për në fund të procesit, nuk është reale. Të besohet se do të shkohet përpara edhe kur gjithçka është e realizuar, dhe të fillohet më pas të mendohet për zgjidhjen e emrit – ky është koncept i rrezikshëm, kjo nuk do të ketë sukses. Anëtaret e BE-së janë të qartë në pozicionin e tyre për çështjen e emrit dhe për atë që duhet bëhet. Ne nuk i kemi bërë ende hapat e parë, ne nuk e kemi miratuar ende Raportin e Progresit, aty qëndron rekomandimi i rëndësishëm. Unë shpresoj se anëtaret e BE-së do të veprojnë në dhjetor sipas këtij rekomandimi, se do t’i marrin parasysh elementet pozitive të cilat i solli Dialogu Aderues në Nivel të Lartë, por do të përsëris edhe njëherë, do të ishte naive të besohet se kjo mund të ndodhë”, ka deklaruar Fyle.Zh.mk

SHPËRNDAJE